Këshilla & Arsye

February 10, 2017 | 10:00

Këto janë shenjat që paralajmërojnë goditjen në tru, mos i injoroni!

Goditja në tru shkaktohet nga ndërprerja e qarkullimit të gjakut në tru. Për fat të keq, kjo është arsyeja e katërt më e madhe e vdekjeve tek të rriturit. Kur ndodh goditja, qelizat e trurit në zonën e caktuar fillojnë të vdesin pasi mbeten pa oksigjen dhe lëndë ushqyese, për të cilat kanë nevojë për të funksionuar.

1

Për këta të sëmurë, mjekët rekomandojnë që të evitohet sa më shumë:

  • Ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët më të nxehta të ditës
  • Temperaturat e larta bëhen shkak për rritjen e presionit të gjakut

Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te grate janë:

  • Pilulat kontraceptive
  • Pirja e duhanit
  • Mbipesha dhe Migrena

Shenjat kryesore që paralajmërojnë goditjen në tru janë:

  • Vështirësi për të folur. Ai flet në mënyrë të pakuptueshme (belbëzon) ose nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët
  • Mpirja, pafuqia dhe marrja e duarve dhe këmbëve, veçanërisht nëse kjo ndodh në njërën anë të trupit.
  • Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën, pra fytyra bëhet asimetrike (shtermbërim të buzës)
  • Urinon dhe defekon në mënyrë të pavullnetshme
  • Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin
  • Kokëdhimbja e menjëhershme, e pasuar me vjellje pa ndonjë arsye të qartë
  • Marramendje, pasiguri dhe lëkundje gjatë ecjes, rënie të befasishme

Nëse ju vëreni në trupin tuaj një ose më shumë nga këto shenja, drejtohuni menjëherë tek mjeku.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top