Në fokus

February 12, 2019 | 11:50

Këto lloj ndjenjash shkaktojnë probleme shëndetësore serioze

Nëse keni menduar se ndjenjat tona janë helmuar përkohësisht, dhe është diçka që kalohet me kohën, atëherë keni menduar gabim. Nuk është vetëm çështje poetike, por edhe shëndetësore. Emocionet ndikojnë në organet e caktuara dhe janë të lidhura ngushtë me trupin.

  1. Zemërimi

Kur jemi të zemëruar, ai ndikon deri tek mosfunksionimi i mëlçisë. Ndjenjat e zemërimit dëmtojnë mëlçinë, e cila luan rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e gjakut tonë. Nëse mëlçia është e bllokuar nga zemërimi, atëherë ne jemi të helmuar!

  1. Pikëllimi

Nuk është e rastësishme pse themi gjithmonë se kur jemi të pikëlluar kemi shtrëngime në gjoks dhe sikur po na shterohet frymëmarrja. Pikëllimi apo trishtimi ndikon drejtpërdrejt në frymëmarrje dhe zorrën e trashë dhe për këtë arsye marrim frymë ngadalë dhe kemi probleme të tretjes – kapsllëk.

  1. Frika

Veshkat dhe fshikëza janë të prekura nga frika. Nëse frika zgjat më tepër, pasojat rëndohen edhe më shumë, pasi veshkat kontrollojnë muskujt në qafë të fshikëzës dhe anusit, ndërsa në rast të bllokimit të tyre nga frika ato lirohen nga pamundësia për kontroll të sfinkterit, gjë që rezulton në lirimin e jashtëqitjes dhe urinimit.

  1. Brengosja

Brengosja na helmon vazhdimisht, kjo ndjenjë godet fillimisht stomakun tonë- lukthin, shpretkën dhe pankreasin. Shpesh dëgjojmë që dikush të ketë “shtrëngime nga brengosja”.

  1. Lakmia

Lakmia godet zemrën dhe zorrën e hollë, dëshira për të pasur sa më tepër pasuri sjell aritmi dhe punën e parregullt të zemrës. Kush jeton me frikën e vazhdueshme se do të humb pasurinë, apo rëndohet me ambiciet e akumulimit të mëtejshëm të pasurisë, shumë shpejtë fillon të ndjejë edhe ndjenja të tjera.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top