Këshilla & Arsye

March 11, 2017 | 9:12

Këto pesë emocione, mund të ndikojnë në shëndetin tuaj

Ne njerëzit krenohemi, për mirë apo për keq, për larminë e madhe të emocioneve. Është pothuajse e pamundur të numërohen! Gjithashtu, ju e dini se secili prej këtyre emocioneve ka një ndikim të ndryshëm fiziologjik në trupin tonë. Kur ju ndjeheni mirë, truri juaj lëshon kimikate të tilla si serotoninë dhe oksitocinë. Kur ju jeni në stres trupi juaj liron kortizol. Ta themi thjesht: ajo që ne mendojmë do të ketë një ndikim të thellë në fizikun tonë, qoftë pozitive apo negative.

1

Këto pesë emocione, mund të ndikojë në shëndetin tuaj:

Zemërimi

Në në përgjithësi, ky emocion rrit rrezikun kardiovaskular. Zemërimi ndikon gjithashtu në mëlçi, stomak dhe shpretkë.

Vetmia

Ajo mund të jetë aq e rrezikshme sa një sulm i zemërimit të papritur. Vetmia mund të jetë aq e rrezikshme sa rrit nivelet e hormoneve të stresit të tilla si kortizoli dhe ndikon në cilësinë e gjumit dhe rritjen e presionit të gjakut.

Ankthi dhe stresi

Se stresi ndikon negativisht në shëndet tashmë është e njohur: të çon në dhimbje koke, nganjëherë shkakton të përziera…. Stresi i vazhdueshëm çon në plakjen e parakohshme, rritjen e presionit, dhimbje gjoksi dhe dobëson sistemin imunitar.

Goditjet

Ata mund të kenë pasoja në afat të shkurtër apo të gjatë. Në fakt, trauma psikologjike ndryshon strukturën e trurit, por jo vetëm. Ndër pasojat kryesore të një stresi traumatik janë çrregullimet e gjumit, probleme seksuale, mungesa e energjisë dhe dhimbje kronike.

Trishtimi

Një dhimbje e thellë rrit rrezikun e sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top