Mirëqenie

October 5, 2017 | 10:56

Këto ushqime mund të lehtësojnë ankthin dhe stresin

Disa njerëz kur ndjehen të stresuar, qëndrojnë në ambiente të mbyllura duke u mbështjellë në një batanije dhe fillojnë të pickojnë ushqime të thata. Sidoqoftë këto ushqime mund të ndihmojnë për t’ju ngushëlluar për një kohë, por ato nuk janë të shëndetshme dhe nuk do t’ju ndihmojnë për një kohë të gjatë. Në vend të kësaj, ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme, që mund të ndihmojnë në përmirësimin e ankthit dhe stresit.

ankth

Çokollata

Çokollata e zezë veçanërisht është një lehtësues efektiv i stresit. Zvogëlon prodhimin e hormoneve të stresit. Zvogëlon substancën që prodhon truri juaj i cili quhet kortizol. Përveç kësaj, ka përbërës të tjerë në çokollatë që ndihmojnë në përmirësimin e humorit.

Salmoni

Salmoni është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3, që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes suaj.

Asparagu

Ndërsa ankthi është i lidhur me nivele të ulëta të acidit folik, asparagu është i pasur me acidi folik, kështu do të jetë një ndihmë e madhe për lehtësimin e ankthit.

Boronica

Janë shumë të shëndetshme dhe ndihmojnë në lehtësimin e ankthit dhe stresit. Boronica përmban një sasi të madhe të vitaminave dhe fitonutrientëve si dhe antioksidantë. Prandaj, boronicat mund t’ju ndihmojnë që të hiqni qafe ankthin tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top