Mos jini një viktimë e modës …
Sipas ekspertëve veshjet ndikojnë në shëndetin tuaj.
Tim Hutchful thotë për Sky News: “Unë habitem se shumica e pacientëve të mi nuk janë në dijeni se si rrobat dhe aksesorët mund të ndikojnë në shëndetin dhe posturën e tyre, shto këtu ata që zgjedhin të mbajnë veshur gjëra që ju shkaktojnë dhimbje. Dihet që çantat e tejmbushura ndikojnë negativisht, por ka edhe veshje të tilla si xhinset e ngushta që mund të bëjnë kërdinë. Ata e kufizojnë lëvizjen e lirë në ije dhe gjunjë, duke ndikuar në mënyrën se si ne mbajmë trupin tonë”, paralajmëron Hutchful.
“Moderimi është më i miri. Dhe ka mënyra që mund të zvogëlojnë ndikimin e veshjeve në shëndetin e përgjithshëm. Për shembull, përpiquni të kufizoni herët që vishni xhinse të ngushta apo taka të larta, kështu trupi juaj do të marrë pak pushim”, këshillon Tim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.