“Nëse fiton në mëngjes atëherë ke fituar për të gjithë ditën”. Kjo është plotësisht e vërtetë, nëse ju keni patur një mëngjes të frytshëm dhe keni vënë shumë pika mbi i edhe pjesa e mbetur e ditës do t’ju shkojë më së miri. Nëse i zbatoni me përpikmëri këto zakone rutinore atëherë padyshim që do të përmirësoni ndjeshëm financat tuaja.
Merrni kohë për të qenë mirënjohës
Shumë nga shpenzimet e tepërta në ditët e sotme është e nxitur nga një dëshirë për lumturi. Shpeshherë njerëzit besojnë se nëse blejnë këtë apo atë do të jenë të lumtur. Prandaj ne jetojmë në një shoqëri njerëzish të pakënaqur që përpiqen të blejnë lumturinë duke blerë gjëra për veten e tyre. Kurimi për të gjithë këtë është mirënjohja. Duke u fokusuar te ajo që keni në vend të asaj që ju mungon ju keni më pak gjasa që të shpenzoni më tepër. Ky lloj mendimi dhe veprimi në këtë formë do t’ju ndihmojë të eliminoni një nga gabimet kryesore që ju mban larg krijimit të një pasurie.
Ushtrohuni dhe hani mirë
Çfarë lidhje ka kjo me financat tuaja? Më poshtë do të gjeni disa fakte që lidhin ngushtë marrëdhëniet midis shëndetit dhe pasurisë. Si fillimi nëse bëni një jetë të shëndetshme do të keni padyshim një shëndet më të mirë, gjë e cila do të çojë në më pak shpenzime të kujdesit shëndetësor. Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Duke ngrënë mirë dhe duke e mbajtur trupin tuaj në formë ju do të ndiheni më mirë dhe automatikisht do të jeni më produktivë në punë, gjë e cila rezulton në një pagë më të lartë.
Edukoni veten tuaj
Ju duhet të jeni këshilltari financiar i vetes suaj. Parimet për t’u bërë të pasur nuk janë aq të vështira për t’u kuptuar. Nëse i njihni mirë parimet ju mund t’i menaxhoni vetë paratë tuaja dhe të bëni gjithnjë zgjedhje të sigurta. Mjafton të kaloni 15 minuta në ditë e të mësoni më shumë rreth parasë dhe do të jeni ekspert i vetes suaj brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Punoni për realizimin e qëllimeve tuaja të parave
Caktoni qëllimet tuaja.
Vendosni detyra të veprimit për secilin qëllim.
Bëni detyrat e veprimit – një në ditë është ideale.
Motivoni veten për të qëndruar i fokusuar.
Rishikoni shpesh qëllimet tuaja.
Në çdo mëngjes mund të bëni ndonjë nga këto pesë hapa dhe kështu të bëni përparim të jashtëzakonshëm financiar.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.