Kikirikët përveçse janë të shijshëm kanë edhe shumë përfitime shëndetësore. Një ndër përfitimet shëndetësorë është parandalimi i diabetit. Forma më e zakonshme e diabetit tek të rriturit është ai i tipit 2 që karakterizohet nga niveli i ulët i ndjeshmërisë ose sekrecionit të ulët.
Mënyrat se si kikirikët ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundje janë disa: përmbajtja e ulët e karbohidrateve dhe sheqerit, por edhe për shkak të pranisë së manganit. Mangani nxit metabolizmin e yndyrës dhe karbohidrateve, duke lejuar që të hyjë më shumë glukozë në qelizat e muskujve dhe mëlçisë, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Këto kushte janë ideale për mbajtjen e ndjeshmërisë së insulinës dhe ruajtjen e funksionit normal për vitet që vijnë.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.