Studiuesi kinez foli në Samitin Ndërkombëtar të Modifikimit të Gjeneve Njerëzore në Hong Kong, duke mbrojtur punën e tij që tani është bllokuar. Ai pranoi se kishte tetë çifte të përfshira dhe se një shtatzëni e dytë po zhvillohet me ndërhyrje gjenetike
He Jiankui, studiuesi kinez, i cili njoftoi për lindjen e dy binjakeve me ADN të modifikuar, mbron punën e tij, por e ka pezulluar eksperimentin pasi ka ngjallur polemika. Shkencëtari foli gjatë Samitit Ndërkombëtar mbi Modifikimin e Gjeneve Njerëzore që po zhvillohet në Hong Kong.
Ai pranoi se kishte tetë çifte të përfshira në eksperiment dhe se është në proces një shtatzëni e dytë me ndërhyrje gjenetike. “Vullnetarët – tha shkencëtari – u njoftuan për rreziqet e ndryshimeve të mundshme të padëshiruara në ADN, por vendosën të futnin embrionet”.
Gjatë fjalës së tij, He Jiankui shpjegoi fazat e ndryshme të testit, filloi me disa teste te kafshët disa vite më parë. Eksperimenti, sipas tij, u zhvillua jashtë Universitetit Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë, ku punoi deri shkurtin e kaluar.
Publikimi përmes një video në YouTube, ka shkaktuar protesta në të gjithë botën, duke filluar nga vetë Kina, ku mbi 120 shkencëtarë kanë nënshkruar një letër që e përcakton eksperimentin “një çmenduri” dhe “Komisioni Kombëtar i Shëndetit” ka hapur një hetim zyrtar.
Burimi / www.ilfattoquotidiano.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.