Lifestyle

December 6, 2016 | 8:12

Kirurgët plastikë tregojnë kërkesat e çuditshme të klientëve: “Donte që t’i hiqja kërthizën”

1

“Donte që t’i hiqja kërthizën”. Kjo është një nga kërkesat më të çuditshme që një kirurg plastik thotë se ka dëgjuar nga klienti i tij. Britanikja “The Sun” shkruan se ka shumë kërkesa të çuditshme dhe të padëgjuara ndonjëherë.

Mes tyre edhe një burrë që donte t’i hiqnin një tatuazh që kishte bërë në kraharor, para se t’ia shihte gruaja.

“Mora një email para një viti nga një admirues i filmave fantashkencë, i cili kërkonte të dinte nëse kishte ndonjë mënyrë për të hequr kërthizën me operacion që ajo të dukej si një alien,” – tha Dr. David B. Reath, për ‘Thrillist’.

Pasi e shqyrtoi me vëmendje rastin, doktori ju përgjigj, se mund të bëhej, por gjithsesi do të ngelej një shenjë, kështu që nuk do të kishte pamjen që kërkonte.

“Prej kësaj përgjigjeje nuk mora më asnjë email tjetër”, – tha doktori.

“Mua më kërkuan që të bëja veshë si elf, një gjuhë si pirun, të ndihmoja dikë që të dukej si vampir dhe të kishte brirë në kokë. Unë u jam përgjigjur ‘jo’ të gjitha këtyre kërkesave”, – tha Dr Jeffrey Spiegel.

Një tjetër specialist thotë se i kanë kërkuar që të hiqte dhjamin në zonën pubike, apo të ndërhynte te fryrjet e kaviljes, në mënyrë që kjo të ishte më e dukshme. Po kështu, një tjetër grua i tha Dr. Norman Rowe-it se dëshironte që të kishte më shumë qime në zonën pubike.

Një mjek tjetër liston të tjera kërkesa të çuditshme, si ndarje e gjuhës, apo rregullimin e një vrime piercing-u nga kërthiza.

“Unë e kam mbushur njëherë një vrimë në kërthizë, shkaktuar nga një piercing. Kjo nuk është procedurë e shtrenjtë, por thjesht do të sjellë më shumë pacientë që kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, – shtoi Dr. Jonathan Kaplan. Sigurisht, të gjitha këto ishin raste të dëshpëruara. Kërkesa më e çuditshme ishte ajo e një djaloshi që u shfaq pas pushimeve në Las Vegas.

“Pas një fundjave të çmendur në Las Vegas, një burrë erdhi në zyrën time duke më kërkuar që t’i hiqja një tatuazh nga gjoksi i tij”, – kujton Dr. Joseph A. Russo.

“Ai ishte duke u përpjekur çmendurisht për të hequr qafe provat e asaj fundjave para se gruaja e tij ta shihte, ndërsa trajtimi me lazer i kërkonte shumë kohë. Unë natyrisht që nuk mund ‘t’ia prisja’ lëkurën e tij, por bëra një dermabrazion, një teknikë në kirurgjinë plastike”.

Të tjerë pacientë kërkojnë të kenë krahë, apo kërkojnë që t’u ngjajnë personazheve të filmave vizatimorë, si rasti i një burri që kërkonte të kishte kraharorin si të Superman-it. Ju tingëllon e çuditshme? Po, sipas kirurgëve, numri i burrave që kërkojnë operacione plastike është rritur ndjeshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top