Dëshmi

April 17, 2022 | 13:30

Kitty Genovese, vajza që bërtiste dhe askush nuk e ndihmoi!

Kitty Genovese ishte 28 vjeç kur një ditë po kthehej nga puna, teksa papritur një burrë doli dhe e goditi disa herë me thikë pas shpine. Më pas ai e sulmoi seksualisht dhe i vodhi 49 dollarë. Ishte 13 mars 1964. Sipas New York Times, të paktën 38 fqinjë dëgjuan britmat e saj gjatë gjysmë ore, por askush nuk bëri asgjë…

72629c32-8348-4096-bd0a-dacdfd93d39e

Skena është plot me anën më të errët të njerëzimit. Ata thonë se më në fund një burrë hapi dritaren e tij dhe bërtiti: “Lëreni atë vajzë të qetë!” Sulmuesi, Winston Moseley, u largua prej saj për disa minuta. Kitty u ngrit, e plagosur rëndë dhe hyri në një ndërtesë aty pranë. Askush nuk e ndihmoi. Njerëzit që e panë menduan se nuk ishte asgjë, asgjë e madhe. Por, Moseley nuk mori shumë kohë për ta gjetur atë përsëri në mënyrë që të mund ta sulmonte dhe t’i jepte fund jetës së saj. Ditë më vonë i gjithë Nju Jorku mbajti frymën kur New York Times botoi një seri artikujsh të gjatë ku ekspozonin troç apatinë, heshtjen dhe çnjerëzimin.

Kitty Genovese dhe reflektimi i një shoqërie

Winston Moseley ishte inxhinier me profesion, i martuar me tre fëmijë. Kur u arrestua për një grabitje, ai nuk vonoi të rrëfente vrasjen e Kitty Genovese dhe dy të rinjve të tjerë. Sulmuesi i Kitit vuante dënimin e tij, ndërsa ajo mbeti përgjithmonë në ideologjinë tonë kolektive si vajza që askush nuk e ndihmoi.  Përfundimi është sa i thjeshtë, aq edhe shkatërrues. Askush nuk mund të shihte në fakt se çfarë po ndodhte, dhe njerëzit që thirrën policinë u injoruan sepse asnjëri prej tyre nuk mund të shpjegonte qartë se çfarë po ndodhte.

Efekti Genovese, ose “Teoria e Difuzionit të Përgjegjësisë”

Në çdo rast, kjo ngjarje i ndihmoi psikologët të formulojnë “Teorinë e Difuzionit të Përgjegjësisë” të njohur. Sepse në realitet, nëse mendojmë vërtet për këtë, nuk ka rëndësi nëse njerëzit e panë apo nuk e panë sulmin ndaj Kitty Genovese. Ose nëse kanë thirrur apo jo policinë. Pyetja kryesore qëndron tek fakti se askush nuk i kushtoi vëmendje britmave të saj. Për 30 minuta askush nuk doli jashtë dhe nuk shkoi në hyrje ku një burrë po sulmonte një grua të re. Kur dikush ka nevojë për ndihmë, spektatorët supozojnë se dikush tjetër do të ndërhyjë. Dikush tjetër “do të bëjë diçka”. Por, rezultati i kësaj mënyre individuale të të menduarit është se në fund asnjë nga spektatorët nuk do të shqetësohet të ndërhyjë. Dhe përgjegjësia do të përfundojë duke u përhapur në të gjithë grupin.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top