Mirëqenie

March 1, 2017 | 10:33

Kjo bimë është efektive për depresionin dhe shfaq më pak efekte anësore

Barishtja e quajtur “roseroot” mund të jetë një alternativë efektive kundër depresionit. Krahasuar me ilaçet antidepresive “roseroot” ka më pak efekte anësore dhe efekte të ngjashme me antidepresantët. Kjo është një bimë shumëvjeçare që gjendet në rajone të ftohta të botës dhe prej kohësh është përdorur në Rusi dhe Skandinavi. Gjithashtu ajo është përdorur edhe në mjekësinë tradicionale kineze.

1

Efektet e saj u testuan te njerëzit që shfaqnin shenja tipike të depresionit, si:

-lodhje

-paaftësia për t’u përqëndruar

-Mendimet e vdekjes

-Shtim ose humbje në peshë,

-Pagjumësi

Rezultatet treguan se ekstrakti ‘roseroot’ kishte një efekt të ngjashëm me ilaçet depresive, por dallimi i madh ishte në efektet anësore.

63% e atyre që përdorën antidepresantë raportuan efekte anësore, kundrejt 30% të atyre që përdorën bimën.

Mosfunksionim seksual ishte dy herë më i zakonshme në mesin e atyre që merrnin antidepresant SSRI.

Dr. Jun J. Mao, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Këto rezultate sugjerojnë që terapia bimore mund të ketë potencial për të ndihmuar pacientët me depresion, të cilët nuk mund të tolerojë ilaçet kundër depresionit. Studimet më të thella janë të nevojshme për të vlerësuar plotësisht përfitimet dhe dëmin e roseroot krahasuar me ilaçet kundër depresionit.”

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top