Këshilla & Arsye

September 6, 2019 | 8:25

Kjo është ajo çfarë duhet të bëni, nëse marrëdhënia juaj me shefin nuk është e mirë

Jo gjithmonë do shoqëroheni me të gjithë njerëzit me të cilët punoni. Por kur është fjala për shefin, është në interesin tuaj të krijoni një marrëdhënie të mirë së bashku.

“Marrëdhënia me shefin ka një impakt të madh në trajektoren e karrierës suaj,”-tha Dana Brownlee, autore e “The Unwritten Rules of Managing Up”. “Është e vështirë të kesh sukses kur shefi juaj nuk ju mbron.”

Pas të gjithave, shefi është ai që mund t’ju promovojë ose t’ju heqë nga puna, të flasë për ju apo t’ju caktojë në një projekt të rëndësishëm.

Por çfarë duhet të bëni nëse marrëdhënia juaj me shefin nuk është e mirë?

  1. Mos luaj rolin e viktimës

Nëse keni probleme me shefin tuaj, mos ecni nëpër zyrë duke qarë hallin tuaj. Ankimi për shefin tek kolegët mund të dëmtojë akoma më shumë marrëdhënien tuaj me të.

“Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos përhapni thashetheme se shefi juaj do ju përjashtojë nga puna, mund të bëhet profeci përmbushëse,”- tha Steve Arneson, autori i “What Your Boss Really Wants from You.”

  1. Filloni të studioni

Kushtojini vëmendje shefit tuaj kur flet, sidomos për cilësitë që admirojnë ose pëlqejnë tek të tjerët. Bëni pyetje të hollësishme vijuese kur flasin për dikë në mënyrë pozitive për të marrë të dhëna mbi atë që kërkojnë. Kështu që mund të mësosh se çfarë shefi juaj kërkon.

  1. Zbuloni pikat e përbashkëta

Shikoni për pika të përbashkëta që mund t’ju lidhin me shefin tuaj.

“Njerëzit lidhen shumë me njerëzit e tjerë që kanë të njëjtin entuziazëm për gjërat për të cilat interesohen,”-tha Brownlee.

Shikoni rreth zyrës së shefit ose çfarë ai bën në mënyrë që të zbulosh se çfarë interesash të përbashkëta ndani. Mund të jetë thjesht një hobi, një fëmijë rreth të njëjtës moshë, e njëjta vendlindje ose pëlqimi i të njëjtit ekip futbolli.

  1. Jepni ide

Shefi juaj me shumë mundësi ka në mendje një listë të gjatë idesh për të vënë në zbatim. Dhe ju duhet të jeni aktiv dhe ti vini në ndihmë. Nëse shefi përmend një projekt të madh gjatë takimit, Brownlee rekomandon dhënien e ideve se si mund të ndihmoni.

“Duke bërë jetën e tyre më të lehtë dhe duke ja thjeshtësuar gjërat, me të vërtetë që ndryshon marrëdhënien tuaj,”-shtoi ajo.

  1. Mësoni nga rrethi i ngushtë i shefit

Nëse jeni jashtë rrethit të brendshëm të shefit, përpiquni të kuptoni se kush është brenda dhe kërkoni këshilla prej tyre se si të futeni.

“Thoni atyre se dëshironi të krijoni një marrëdhënie të mirë me shefin dhe kërkoni këshillë. Shumë herë ata ju ndihmojnë duke iu treguar se çfarë funksionon dhe çfarë jo,”-u shpreh Brownlee.

  1. Mos kërkoni ndërtimin e marrëdhënies me forcë

Ndërtimi i një raporti të mirë me shefin tuaj mund të marrë kohë, veçanërisht kur jeni duke u përpjekur për të riparuar një marrëdhënie të dëmtuar. Por nuk duhet ta bëni me forcë këtë gjë. Jepini marrëdhënies pak kohë për tu ndërtuar dhe përpiquni ta lini të ndodhë në mënyrë organike.

“Merrni pjesë në evente ku e dini që shefi juaj do jetë atje. Kjo ju jep një mundësi për të qenë në hapësirën e tyre,”-tha Brownlee.

 

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top