Shfaqja e dashurisë në publik = jo e përshtatshme për Mbretërinë
Kate Middleton dhe Princi William janë përkufizim i një çifti të lumtur. Por, ndërsa palët do të festojnë përvjetorin e tyre të pestë të dasmës në fund të muajit, ju mund të keni vënë re se ata pothuajse nuk shfaqin dashurinë publikisht. Në fakt, është shumë e rrallë të shohësh një çift mbretëror që të mbajnë duart e njëri-tjetrit në publik.
Por cila është arsyeja pas kësaj gjuhe të trupit? Sipas ekspertes mbretërore të mirësjelljes Myka Meier, kjo është thjesht për shkak se Kate dhe Will duan t’i ruajnë gjërat profesionale.
Duke folur për revistën People, Meier zbuloi se: “Nuk ka rregulla të mirësjelljes aktuale ose protokoll mbretëror që thotë se çifti duhet të përmbahet nga shfaqja e dashurisë në publik”. Megjithatë, “arsyetimi i mundshëm është se ndërsa udhëtojnë në turne të tilla si, udhëtimet në Indi, teknikisht çifti janë përfaqësues të Monarkisë së Britanisë dhe mbeten profesionalë në rolet e tyre të jashtë vendit”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.