Lifestyle

February 24, 2017 | 13:34

Kjo është arsyeja pse nuk duhet t’i përdorim telefonat në tualet

Telefonat duket se na janë ngjitur në dorë dhe nuk mund të shkojmë në asnjë vend pa to, por për disa minuta në ditë të gjithë mund të bëjnë pa telefonin e tyre.

Dr. Lisa Ackerley

Dr. Lisa Ackerley

Dr. Lisa Ackerly, specialiste higjiene, pohon se: në sipërfaqen e telefonit mund të ngjiten baktere si salmonella, esherika koli etj., duke u shndërruar në një pajisje shumë të rrezikshme për shëndetin tonë. Nëse ju merrni telefonin tuaj në tualet, atëherë ju rrezikoni të mbuloheni nga mikrobet.

E mbani mend herën e fundit që keni fshirë celularin?

Me shumë mundësi jo, sepse nuk e keni bërë kurrë. Duart i lani në tualet, por ekranin e telefonit jo. Veprimi i rradhës me shumë mundësi është bërja e një telefonate dhe prekja e lëkurës me atë telefon.

Të gjitha bakteret dhe papastërtitë kalojnë në organzimin tonë përmes qelizave. Mund të prekeni nga infeksioni, sëmundjet virale dhe jo vetëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top