Nëse ju trajtoheni tek një terapist për ankth apo fobi, ju mund të bëni më shumë progres në seancat e planifikuara në orët e mëngjesit. Kortizoli, një hormon që rregullon stresin dhe frikën është më i lartë në këtë kohë të ditës, dhe sipas një studimi të ri, kjo mund të çojë në tejkalimin e vështirësive emocionale.
Studimi i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit u përqëndrua veçanërisht në një trajtim të njohur si terapia e ekspozimit. Gjatë terapisë së ekspozimit, pacientët punojë me profesionistë të shëndetit mendor dhe vënë veten në situata, që normalisht do të shkaktojnë panik apo frikë. Qëllimi është që me ekspozime të përsëritura të zvogëlojnë përgjigjet ndaj stresit me kalimin e kohës.
“Për shembull, një pacient mund të mendojë se duke qëndruar në një ashensor mund të humbë kontrollin, i bie të fikët, i ndalet fryma…Por duke qëndruar në një ashensor për një kohë të gjatë, pacienti shmang frikën, pavarësisht nivelit të lartë të ankthit. Ne e quajmë këtë mësim korrigjuese,” thotë studiuesja Alicia E. Meuret.
Jo të gjithë pacientët përfitojnë në mënyrë të barabartë nga terapia e ekspozimit.
Në studim u përfshinë 24 persona me çrregullime paniku dhe agorafobi, një frikë nga vendet publike. Meshkujt dhe femrat morën pjesë në seanca për tre javë, gjatë të cilave ata ishin të ekspozuar në situata të tilla, si ndërtesa të larta, autostrada, ashensorë, supermarkete, kinema, dhe transporti publik. Në përgjithësi, pjesëmarrësit kanë treguar përmirësim, pa marrë parasysh se në çfarë kohe të ditës u mbajtën seancat e tyre. Por, përfitimet më të mëdha i kishin pjesëmarrësit që u trajtuan gjatë orëve të para të ditës. Ata mendonin se kishin më shumë kontroll mbi shenjat e tyre të panikut.
Autorët theksojnë se përveç nivele të kortizolit, ritmi kardiak, ose cilësia dhe sasia e gjumit, me siguri mund të ndikojnë në efektivitetin e terapisë herët në mëngjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.