Në fokus

December 13, 2018 | 12:25

Kjo është mosha kur një fëmijë nuk beson më tek Babagjyshi

Kur je fëmijë, ideja e një njeriu të gëzuar me mjekër të bardhë, veshur me një kostum të kuq që zbret nga oxhaku pas ndalimit në çatinë tuaj të një slitë të tërhequr nga drerët është një mendim magjik dhe i mrekullueshëm.

Ju nuk mendoni për logjistikën, thjesht mendoni se ky njeri i quajtur Babagjysh ju sjell dhurata dhe Krishtlindja është dita më e mirë e vitit.

Por, teksa rritesh, diçka rreth situatës duket paksa e dyshimtë. Si i viziton Babagjyshi të gjithë fëmijët që festojnë Krishtlindjet në botë brenda një nate? A kanë edhe krahë për të fluturuar drerët? Nga i di Babagjyshi dhuratat që dua?

Pavarësisht të vërtetës, prindërit do ju thonë: “I dashur, Babagjyshi punon në Polin e Veriut me kukudhët magjikë që mund të kanalizojnë trurin tuaj për të përcaktuar se doni një iPad, por ka një kohë në jetën e të gjithëve ku ata arrijnë ta kuptojnë se Babagjyshi nuk është real. Është mosha 8-vjeçare, koha kur shumica e fëmijëve nuk besojnë më tek Babagjyshi.

Një studim i vitit 1978 i botuar në Journal Amerikane të Orthopsychiatry studionte besimet e fëmijëve në figurat imagjinare – nga Babagjyshi tek Lepuri i Pashkëve – dhe zbuloi se mosha katër vjeçare ishte mosha kur fëmijët besonin më së shumti tek Babagjyshi – me 85% të fëmijëve të kësaj moshe . Kjo ndoshta sepse është një moshë që fëmijët mund t’i kuptojnë gjërat dhe se çfarë po ndodh, por jo nga ana logjike.

Kur fëmijët ishin gjashtë vjeç, numri ra në 65 % fëmijë që ende besonin tek Babagjyshi. Por kur fëmijët bëjnë tetë vjeç, numri bie në mënyrë të konsiderueshme në vetëm 25% fëmijë që besojnë tek Babagjyshi.

Në një studim më aktual, të botuar në 2011 në Journal of Cognition and Development, 83% e 5-vjeçarëve besonin se Babagjyshi ishte i vërtetë. “Ne kemi gjetur në studimet më të fundit se ky numër prej 85% është i drejtë”, tha Thalia Goldstein, asistent profesoreshë e psikologjisë së aplikuar zhvillimore në Universitetin George Mason në Fairfax të Virxhinias.

“Besimi i fëmijëve  tek Babagjyshi fillon kur ata janë midis moshës 3 dhe 4 vjeç. Është shumë më i fortë kur ata janë mes 4 dhe 8 vjeç”, tha ajo. “Pastaj, në moshën 8 vjeçare fillojmë të shohim braktisjen e besimit, kur fëmijët fillojnë të kuptojnë të vërtetën e Babagjyshit”.

Këto studime u përqendruan vetëm tek fëmijët amerikanë, por interesant është fakti që numri është i ngjashëm me atë të fëmijëve evropian.

Sipas një studimi të publikuar në Shoqatën Europiane të Studimit të Fëmijërisë së Hershme në Finlandë në vitin 1999, 92.5% e prindërve mendonin “Babai i Krishtlindjeve” – siç e quanin ata – ishte i vërtetë për fëmijët e tyre deri në moshën tetëvjeçare.

“Nuk është rastësi që fëmijët të mos besojnë tek Babagjyshi gjatë viteve të shkollës fillore, sepse kjo është një kohë kur ata po zhvillojnë nocione më të sofistikuara për atë që është e mundur dhe atë që nuk është”, tha Andrew Shtulman, psikolog i zhvillimit kognitiv dhe profesor i asociuar në Kolegjin Occidental në Los Anxhelos.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top