Studim

April 13, 2019 | 11:13

Kjo është mosha kur njerëzit fillojnë të bëhen dembel

Shumë prej nesh i kthehen fëmijërisë me kujtime kur vraponin në park, kur luanin. Por një studim i fundit ka konstatuar se nivelet e aktivitetit nisin të reduktohen që në moshën 7-vjeçare, moshë kur njeriu sipas shkencëtarëve nis të bëhet dembel.

Fëmijët nisin të bëhen dembelë kur fillojnë shkollën. Dhe në vitet e adoleshencës ne heqim dorë nga një sport i cili më parë na pëlqente. Për këtë arsye specialistët në Finlandë por kërkojnë që të ketë më shumë aktivitete sportive në mënyrë që të mësohet që në fëmijëri një mënyrë jetese e mbushur me lëvizshmëri.

Kërkimi i realizuar në Finlandë sugjeron se edhe prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët që të merren më shumë me sport. Duke analizuar studimet e viteve 2004-2018 specialistët vunë re se nivelet e aktiviteteve ulen teksa rritemi. Dhe për më tepër dembelizmi nis kur nis shkolla.

Specialistët nënvizojnë se pavarësisht tendencës së zakonshme në rënie të aktivitetit fizik gjatë gjithë jetës, aktiviteti fizik në fëmijëri dhe adoleshencë mund të jetë me rëndësi të madhe. Ekspertët zbuluan gjithashtu se fëmijët që mbështeteshin nga prindërit në sporte të ndryshme apo aktivitetet kishin më pak gjasa të ishin joaktivë.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top