Suedia ka Pasaportën më të fuqishme në botë, të paktën sipas një raporti të realizuar nga “Nomad Capitalist”.
Renditja e pasaportave të shteteve u realizua në bazë të avantazheve që ato kanë për lëvizjen e lirë, reputacionin global, taksat ndërkombëtare dhe liritë civile.
Nga 199 shtete të analizuara Suedia ka dalë në krye, ndërsa pasaporta e SHBA-ve ndodhet në vendin 36, kurse Shqipëria renditet e 83-ta.
Studimi tregon se suedezët mund të lëvizin në 176 vende pa viza dhe mund të punojnë pa paguar taksa shtesë, kurse shqiptarët sipas këtij raporti mund të lëvizin në 98 shtete pa viza.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.