Kafe me vezë. Natyrisht që nuk e kishit dëgjuar, por gjyshet me siguri që po.
Edhe pak javë dhe mbaron sezoni veror. Bashkë me të temperaturat e larta dhe dehidratimi për shkak të vapës. Nënat e një herë e një kohë e dinin mirë si t’ia dilnin për të rimarrë energjitë nga lodhja e plazhit.
Një kafe ekspres e nxehtë, shoqëruar me një vezë, një ose dy lugë sheqer sipas dëshirës dhe natyrisht qumësht, është pija ideale për të larguar jo vetëm lodhjen, por për të rimarrë energjitë e munguara. Këshillohet një herë në ditë, çdo mëngjes!
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.