Mirëqenie

March 6, 2018 | 9:42

Kjo është receta… E cilësuar nga shkencëtarët si mrekulli për të humbur peshë

Ka shumë njerëz të cilët janë çdo ditë në kërkim të mënyrave për të humbur peshë ose për të tonifikuar trupin, përmes një game të gjerë produktesh.

Përpjekja për të pasur një trup të hollë dhe të bukur është kthyer në një sfidë dhe janë të shumtë ata të cilët për të arritur qëllimin dëshirojnë recetat natyrale, ku në pjesën më të madhe të rasteve sasia e tyre është e pasaktë, produktet farmaceutikë kanë efekte anësore për shëndetin, përdorin pajisje të ndryshme të shtrenjta të cilët pastaj përfundojnë në një cep të shtëpisë.

Këtu është një recetë natyrale përmes të cilës do të mund të humbisni peshë në një kohë shumë të shkurtër. Për të përgatitur këtë pije ju nevojiten produkte të cilat gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj dhe kombinimi i tyre sjell përfitime të mira për shëndetin.

Përbërësit:

½ lëng limoni

1 lugë kanellë

2 lugë mjaltë natyral

250 ml ujë

Përgatitja:

Fillimisht vendosni ujin për të vluar në një temperaturë mesatare, shtoni përbërësit e tjerë në një tas, prisni derisa uji të bëhet i vakët dhe hidheni tek përbërësit, trazoheni derisa gjithë përbërësit të jenë njëtrajtshëm, lëreni të qetësohet pak dhe pastaj piheni.

Për të humbur peshë këtë pije duhet ta konsumoni çdo mëngjes, sepse në atë moment trupi është i përgatitur për të marrë lëndën e parë ushqyese si dhe para se të shkoni për të fjetur. Përmes kësaj pije ju humbisni peshë sepse kjo përbërje nxjerr lëngjet e akumuluar në trup nga produktet e tjerë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.cosedadonna.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top