Opaque Couche- një ngjyrë mes kafes dhe jeshiles, është zyrtarisht ngjyra më e shëmtuar në botë. Pantone 448 C është emri shkencor i kësaj ngjyre, që është përcaktuar si ‘ngjyra më e urryeshme, më e shëmtuar në botë’.
Në vitin 2012, qeveria australiane punësoi agjencinë GfK për të gjetur një mënyrë që njerëzit të hiqnin dorë nga duhani. Shkencëtarët i vunë vetes për qëllim të dizenjonin paketimin më të shëmtuar të cigareve, në mënyrë që njerëzit pa vetëdije të ishin më pak të prirur për ta blerë. Ata zbuluan se ngjyra më pak tërheqëse nga të gjitha, ishte pikërisht kjo nuancë mes kafes dhe jeshiles. Për ta zbuluar u deshën 3 muaj, 7 studime dhe mbi 1 mijë duhanpirës për të kuptuar cila ishte paketa që do i bënte ata më pak të dëshironin të blinin cigare. Gjithashtu ngjyra të tjera si e bardha, bezha, grija e errët dhe ngjyra e mustardës, ishin mjaft të papëlqyeshme për shumicën e njerëzve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.