Mirëqenie

December 5, 2016 | 8:20

Kjo këngë redukton stresin deri në 65 %

Nëse jeni të stresuar në lidhje me paratë, apo ndonjë gjë tjetër në jetë, ka diçka fuqinë që t’i largojë të shqetësimet tuaja, të paktën aq sa zgjat kënga.

Përjetimet e stresit mund të ndryshme tek çdo njeri. Disa mund të kenë stres pas një dite të gjatë e të lodhshme, të tjerë stresin e kanë të përditshëm. Por, shkencëtarët bien në një mendim të përbashkët dhe besojnë se muzika mund të jetë një mënyrë e përsosur për ta luftuar ankthin dhe stresin. Dr. David Lewis-Hodgson nga ‘Mindlab International’ ka bërë një studim në grup, për të parë se cila është kënga që redukton stresin në një moment kur pjesëmarrësit u vunë në situata të vështira. Dr. Lewis-Hodgson provoi tek çdo individ rritje të ritmeve të zemrës, ndryshim të normës së frymëmarrjes dhe presion të lartë të gjakut.

Rezultatet e studimit treguan se “Weightless” nga Marconi Union, një këngë e krijuar posaçërisht për Spa-të, si një provë e vërtetë relaksi, ishte qetësuesja e të gjithëve. Kënga e cila zgjat plot tetë minuta, është krijuar në bashkëpunim me terapistët dhe ka rezultuar që çon në rënie të stresit deri në 65 për qind.

Përveç “Weightless”, hulumtimi i Dr Lewis-Hodgson zbuloi edhe këngën “Someone Like You” nga Adele dhe “Strawberry Swing” nga Coldplay, të cilat po ashtu mund të reduktojnë ndjeshëm stresin.

Lista e këngëve kundër stresit e propozuar nga hulumtuesit:

1. “Weightless,” by Marconi Union

2. “Electra,” by Airstream

3. “Mellomaniac (Chill Out Mix),” by DJ Shah

4. “Watermark,” by Enya

5. “Strawberry Swing,” by Coldplay

6. “Please Don’t Go,” by Barcelona

7. “Pure Shores,” by All Saints

8. “Someone Like You,” by Adele

9. “Canzonetta Sull’aria,” by Mozart

10. “We Can Fly,” by Rue du Soleil (Café Del Mar)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top