“Kjo kohë kërkon INVESTIM dhe ENERGJI të mëdha INDIVIDUALE, ndryshe njeriu do ndihet EKZISTENCIALISHT I PASIGURT!”-Gëzim Tushi
“Besoj se kjo është shprehja e këtij viti. Është shprehje që shpjegon realitetin e ditëve që po jetojmë.
E keni vënë re se në ditët e sotme po përjetojmë vazhdimisht ndryshime në çdo aspekt të jetës.
Por çfarë është më thelbësore është se Qënia Humane po ndihet”ekzistencialisht i pasigurtë”! Këtu dua të ndalem.
Tek Njeriu, i cili në çdo moment është i pasigurtë me vetveten, me dëshirat e tij, me aftësitë që zotëron. Po ashtu nuk ka siguri apo mirëkuptim në familje, në shoqëri, në punë, në institucione shtetërore apo private. Nuk i beson vendit të tij, si edhe njerëzve që e qeverisin atë.
Në fakt nuk dua të shfaq pesimizëm, pavarësisht këtij realiteti tejet të vështirë.
Përkundrazi dua t’ju ftoj për kurajo, besim dhe forcë për të bërë më të mirën, që gjithësecili nga ne mundet, duke mos u fokusuar tek problem, por tek zgjidhja. Duke mos u ankuar , por duke punuar çdo ditë nga pak që të largohemi nga”frikërat”e të shkojmë drejt qetësisë shpirtërore dhe suksesit.
E keni kuptuar tashmë se asgjë nuk është e thjeshtë?!
E dini, shekulli në të cilin jetojmë cilësohet si shekulli i depresionit. Por çdo gjë, çdo sëmundje e ka ilaçin e saj.
Po ashtu besoj keni dëgjuar për mendimin e ri, ose ndryshe njihet si Mendimi Pozitiv.
Ju sugjeroj të lexoni në internet. Të lexoni libra. Të ndiqni seminare.
Ju duhet të rrethoheni me njerëz pozitiv. Sepse ne jemi mesatarja e pesë njerëzve me të cilët rrimë më së shumti.
Shoqërohu me njerëz sa më pozitiv. Që shohin më të mirën në çdo gjë dhe tek çdo njeri.
Realiteti nuk është ai që perceptohet nga masa. Me probleme dhe pamundësi kudo. Realitetin e krijojmë ne, me mendimet dhe veprimet tona. Nuk mumd të presim që të përmiresohen kushtet tona, pa investuar në veten tonë.
Investimi kërkon kohë, energji, para e mbi të gjitha qëndrueshmeri. Zgjidh diçka që dëshiron të bësh dhe përkushtoju asaj derisa ta realizosh atë.
Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në Botë, ka thënë Gandi.
Pra mos prit të ndryshojnë të tjerët. Por ndrysho vetveten. Bëhu me i mirë nga sa ishe dje!
Mos hiq dorë! Suksesi nuk është i lehte as i lirë. Suksesi nuk mund të jetë për ata që heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Që presin rezultate të menjëhershme.
Suksesi i takon atij që beson në vete, që punon me veten, që mbjell farërat sot dhe pret me durim kohën e duhur për të marrë shpërblimin që i takon.
Prandaj jemi kaq të pasigurt në ditët e sotme. I kërkojme gjërat t’i kemi të gatshme. Të na ndihmojnë të tjerët për të siguruar shkollimin apo punësimin tonë.
Jo. Ne jemi dhe duhet të jemi gjithmonë pronari i jetës sonë. Të drejtojmë veten ku duam dhe ku mendojmë se është më e mira.
Të punojmë çdo ditë, me durim dhe me besim për të arritur aty ku ne dëshirojmë.
Kujtoni. Jeta i përket atij që guxon. Atij që beson në vetvete dhe me ëndrrat e tij.
- Bëhu dhe ti Guximtar.
- Potenciali është brenda teje.
- Duhet te vendosesh tani.
- Duhet të besosh.
- Pjesen tjeter besoja Universit. Ai do të punoje për ty.
Paulo Coelho me librin e tij “Alkimisti” thotë: Nese ti dëshiron diçka me gjithë zemer, i terë Universi do të punojë që të realizojë dëshirën tënde.
Çfarë po pret vallë?
Nese ti nuk punon për vetveten dhe të ardhmen tënde, kush mund ta bëje këtë për ty.
Ka njerëz që besojnë tek ty dhe potenciali që ke brenda teje, po ti a beson në vete?
Çfare po bën për të berë veten teënde krenar?
Nëse akoma nuk ke hedhur hapa. Fillo tani.
Tani është momenti i duhur.
Ti mund të besh Unin tënd të ndihet krenar!
Kjo ështe Detyra jote. Por duhet të jete dhe Dëshira jote!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.