Ushtrimi aerobik, ose “kardio”, mund të jetë gjëja më e mirë që mund të zëvendësojë një ilaç që përdorim.
Kur ne angazhohemi për stërvitje të rregullta që rrisin ritmin e zemrës dhe na bëjnë të lëvizim dhe djersitemi për një periudhë të qëndrueshme kohe, gjëra magjike ndodhin në mendjen dhe trupin tonë. Ne fillojmë të mendojmë më qartë, ndihemi më mirë për veten dhe madje ndërtojmë mbrojtës kundër plakjes. Mushkëritë dhe zemra jonë bëhen edhe më të forta.
Por kardio mund të ketë edhe përfitime të tjera më pak të dukshme. Një studim i botuar në nëntor sugjeron që aktivitetet si ecja, noti dhe vrapimi, ndryshojnë përbërjen e mikrobeve në zorrën tonë. Këto mikrobe luajnë rol në çdo gjë, që nga nivelet tona të energjisë deri tek inflamacioni, një shenjë paralajmëruese e sëmundjes.
“Këto janë studimet e para që tregojnë se stërvitja mund të ketë ndikim në zorrën tuaj pavarësisht nga dieta ose faktorë të tjerë”, tha Jeffrey Woods, një profesor i kinesioologjisë dhe shëndetit të komunitetit në Universitetin e Illinois.
Kjo mund të ketë ndikime të rëndësishme për të mësuar më shumë se pse stërvitja duket të jetë kaq unike për të përmirësuar gjendjen tonë shpirtërore dhe për të nxitur trupat tanë.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.