Të gjithë kemi dëgjuar për “Lulen mos më prek”, por pak e kanë idenë se çfarë lloj bime është ajo. Në emrin shkencor kjo njihet mimosa pudica, ndërsa në latinisht pudica do të thotë e turpshme.
Kur dora e njeriut prek gjethet e saj, lulja mbyllet. Arsyeja është e panjohur, por besohet se bima përdor këtë funksion për të penguar grabitqarët. Përveç stimulit në kontakt me njeriun, ajo qëndron e mbyllur edhe gjatë natës.
Ajo mund të gjendet në Amerikën e Jugut dhe Qendrore, në Azi dhe në vende të tilla si Tajlanda, Indonezia, Malajzia, Filipinet dhe Xhamajka.
Ajo rritet kryesisht në zonat e qeta me hije, nën pemë ose shkurre.
Fenomeni është shumë i bukur për t’u parë, por duhet të keni kujdes, pasi mund të jetë helmuese, veçanërisht e rrezikshme për fëmijët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.