Këshilla & Arsye

May 16, 2017 | 13:00

Kjo ndodh kur ju punoni 6 orë në ditë

Falë shkencës, tashmë e dimë se ora 10 është koha ideale për të filluar punën dhe se dremitja në mesditë rrit gatishmërinë, produktivitetin dhe lumturinë e përgjithshme. Tani shkenca propozon një tjetër  ndryshim për standardin 9 me 5: një ditë pune 6-orëshe.

1

Një studim i kohëve të fundit nga studiues suedezë vëzhgoi për 23 muaj me radhë (shkurt 2015-dhjetor 2016) 68 infermiere të cilat punonin me kohë të plotë, që iu reduktua orari i punës në 6 orë. Edhe pse orët e punës u reduktuan, paga e tyre mbeti e njëjtë. Rezultati? Ato ishin pozitive si për punonjësit edhe për punëdhënësit.

Si fillim duhet theksuar se punonjësit ishin më shumë eficient duke punuar 6 orë. Më pak orë punë i inkurajoi ato të menaxhonin më mirë përgjegjësitë e tyre, rriti produktivitetin dhe i bëri ato të shtonin përpjekjet për t’u kujdesur më shumë për pacientët.

Një prej kërkuesve të studimit tha se “ato kishin më shumë kohë që të uleshin, të lexonin një libër, të lexonin një gazetë me ta apo të ngushëllonin pacientët që nuk ndiheshin mirë”.

Studimi gjithashtu gjeti se infermieret patën po ashtu përfitime fizike dhe mendore nga reduktimi i orëve të punës. Ata kishin më shumë kohë për t’u angazhuar në aktivitete jashtë pune, ishin më pak të stresuara dhe të lodhura, sëmureshin më pak, kishin më shumë energji dhe ishin më të lumtura. Infermieret raportuan se kishin më pak dhimbje qafe dhe shpine nga reduktimi i orarit të punës.

Çuditërisht, studimi ka qenë i diskutueshëm. Disa e quajnë atë të çmendur dhe të papërgjegjshëm nga ana financiare. Disa tregojnë se kursimet e mundshme shëndetësore minohen nëse orari i punës i punonjësve zvogëlohet. Të tjerë thonë se dita e punës 6-orëshe mund të jetë më e shtrenjtë në afat të shkurtër, por sjell përfitime në afat të gjatë.

Një studim i vetëm nuk mund të japë prova përfundimtare se ditët 6-orëshe janë rrugaqë duhet ndjekur, por është një fillim inkurajues.

Dhe, me më shumë kompani që janë duke e marrë seriozisht në konsideratë balancën punë – jetë dhe lumturinë e punonjësve për të punësuar njerëzit më të zotë  është e mundshme që shumë të nisin të eksperimentojnë orë të reduktuara pune.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top