Dëshmi

July 29, 2021 | 8:25

Kjo patë e adhurueshme shkoi e vetme në klinikën veterinare ku ishte shtruar partneri i saj

Patat, si shumë zogj të tjerë, janë kafshë monogame dhe kur gjejnë partnerin e duhur nuk duan të ndahen. Dhe kjo është pikërisht ajo që demonstroi partnerja e Arnold, një patë mashkull Kanadeze e cila u mor nga pellgu për t’iu nënshtruar një operacioni në këmbë në Spitalin Veterinar të Qendrës së Kafshëve në Massachusetts.

Mjekët kishin vërejtur që Arnold po çalonte dhe më vonë zbuluan se ai kishte dy fraktura, kështu që ata vendosën ta operonin. Por, ndërsa ata e qetësuan atë para operacionit, veterinerët u habitën kur panë partneren e tij para derës së klinikës.

Dëgjuam një trokitje në derën e klinikës – tregojnë ata në Facebook – ne u kthyem dhe pamë partneren e tij në verandë, e cila po përpiqej të hynte në klinikën tonë! Në një farë mënyre ajo e kishte lokalizuar dhe ishte trazuar sepse nuk mund të hynte brenda. Ajo qëndroi atje gjatë gjithë operacionit, kur ne ishim duke punuar dhe nuk lëvizi fare nga dera.

Për fat, operacioni shkoi mirë dhe stafi e vendosi Arnold afër pragut të klinikës në mënyrë që ai të qëndronte pranë partneres së tij dhe të dy dukeshin shumë më të qetë falë pranisë së tjetrit. Shpesh ka njerëz që pyesin nëse mund të vizitojnë kafshët që kanë lënë aty, por sot ne kishim mysafirin tonë të parë të kafshëve! – shpjegon stafi i spitalit. Për sigurinë e pacientëve tanë ne refuzojmë vizitat, por në këtë rast na është dashur të bëjmë një përjashtim!

Në fund të fundit… si mund të qëndrosh indiferent përballë një lidhje kaq të veçantë dhe emocionuese.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top