Kjo unazë që shihni në foto kushton 34,000 dollarë, por ky djalë e ka blerë për të fejuarën e tij vetëm për 1,100 dollarë pasi na faqen e internetit të kompanisë ishte vendosur çmimi i gabuar.
Nicholas Buttle e porositi online unazën për të dashurën e tij me rastin e fejesës dhe u gëzua kur pa se do të paguante vetëm 1.110 $. Por, shitësit me pakicë nuk pranuan t’ia jepnin unazën, sepse ajo në fakt kushtonte plot 34,000 dollarë. Djali për këtë rast iu drejtua gjykatës, duke e paditur kompaninë Royal Diamonds Pty Ltd dhe fitoi. Kompania është urdhëruar t’i japë djalit, një “unazë zëvendësuese” me një diamant të ngjashëm . Epo të tillë fat…nuk gjen shpesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.