Ndotja e ajrit është ndër problemet më shqetësuese të ditëve tona. Por, tashmë mund të kemi një mbrojtje kundër ndikimeve negative.
Hulumtuesit në SHBA zbuluan se vitamina B mund të “kompensojë plotësisht” dëmin e shkaktuar nga grimca shumë të imta.
Shkencëtarët thonë se efekti është i vërtetë, por theksojnë se studimi është shumë i kufizuar.
Efektet e ndotjes së ajrit në shëndet janë bërë shqetësim për njerëzit nga e gjithë bota. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 90% e popullsisë së botës jeton në zonat ku ndotja e ajrit kalon udhëzimet e sigurisë.
Vazhdimi i këtyre studimeve është shumë i nevojshëm, veçanërisht në zonat ku ndotja e ajrit është e lartë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.