Bashkëshortja e Kledi Kadiut i shkruan një mesazh prekës djalit të sëmurë: “Gabriel një ditë do të të them sa i fortë ishe…”, shkruan Charlotte Lazzari në një postim prekës ku tregon një foto të ëmbël të djalit të saj të dytë, të lindur në gusht 2021.
“Dashuria jonë e madhe”, ka komentuar Kledi, duke shtuar një zemër, i cili ka edhe një vajzë 7-vjeçare me Charlotte, Lea, 7 vjeçe.
Mesazhi vijon si më poshtë: “Do t’ju tregoj momentet në të cilat kemi qenë bashkë, por edhe ato në të cilat nuk kam qenë fare. Do ta bëj sepse meritoni të vërtetën absolute dhe t’ju kujtoj se shpeshherë më e thepisura dhe ngjitjet më të vështira fshehin panorama që të marrin frymën. Për mua je tashmë ajo panoramë sepse çdo ditë e jetuar me ty është një shfaqje që ia vlen të paguash biletën”.
Shpërndarja në rrjetet sociale
Në shtator, Charlotte shkroi një mesazh tjetër emocionues për të falenderuar të gjithë prindërit “që na kanë shkruar muajt e fundit dhe kanë ndarë me ne historitë, frikërat dhe betejat e tyre… Unë ju mbaj për dore. Betejat bëhen me dashuri dhe shumë shpesh janë fituar. Dhe fitorja mund të ketë njëmijë aspekte…”. Ndërsa pak muaj më vonë, në një postim tjetër, bashkëshortja e Kledit ka rikthyer sëmundjen e Gabrielit në rrjetet sociale në një letër prekëse që i shkruan vetes, ku thotë: “Ishte e vështirë, u ndjeve sikur e gjithë bota po shkërmoqej para syve të tu. Je munduar të jesh pozitive, por nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Qave deri sa të mbaruan lotët, por pastaj ke gjetur gëzimin në gjërat më të vogla. Po bën një punë të shkëlqyer dhe Gabrieli e di këtë”.
Sëmundja e Gabriel
Kledi dhe Charlotte u bënë prindër për herë të dytë në gusht të vitit 2021. Fëmija, i cili quhet Gabriel, megjithatë ka pasur probleme serioze në lindje. “13 ditë pas lindjes, Gabrieli shfaqi temperaturë dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit”, tha ish-balerini i Amici në mars të vitit 2022. Kledi e përkufizoi lajmin e diagnozës si një proces inflamator nervor, sistem i cili prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”. Fëmija mbijetoi dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, vuri të gjitha forcat në fushë për të rimarrë atë që i hoqi kjo ngjarje e keqe e papritur”. Gabriel, shpjegoi sërish balerini, u kthye në shtëpi “pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në kujdesin intensiv dhe shumë e shumë testeve”. Ndaj çifti nuk u dorëzuan dhe nisën të luftonin së bashku me të voglin.
#RevistaPsikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.