Mirëqenie

December 26, 2018 | 8:25

Knauf Tirana, kompania lider në sistemet e ndërtimit!

Kompania lider në sistemet e ndërtimit, me përvojë 85-vjeçare në krijimin dhe inovacionin e sistemeve moderne të ndërtimit, të cilat mundësojnë godina me kërkesa të larta dizajni dhe mirëqenieje.

Me prani në 70 vende të botës, 220 fabrika dhe mbi 25.000 punonjës në 5 kontinente Grupi Knauf ka krijuar një treg prej 6.5 miliardë euro dhe është lider në kërkim dhe zhvillim si edhe përgjegjës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të industrisë së ndërtimit duke mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e konsumatorit.

knauf

Duke filluar nga shtëpia, ambientet e biznesit, muze, teatro apo spitale Knauf ofron zgjidhje bashkëkohore për nevojat e çdolloj godine. Këto sisteme ndërtimi pëfshijnë termoizolim, zëizolim, përmirësim të akustikës, mbrojtje ndaj zjarrit si edhe kërkesa të veçanta për mbrojtje nga rrezatimi. Gjithashtu në fushën e dizajnit Knauf mbështet arkitektët dhe interior designers me zgjidhje estetike si: Cleaneo Acoustic, Danoline, Knauf Pocket Kit, Knauf Daylight si dhe qindra sisteme dhe produkte në proces kërkimi dhe zhvillimi. Për këtë qëllim ekipi ynë i ekspertëve ka krijuar mjete dhe mekanizma për t’i ardhur në ndihmë kërkesave të sotme të projektimit. Projekti ynë më i ri me fokus fushën dixhitale “Make it easy to work with Knauf” e bën më të lehtë jetën e profesionistëve duke ofruar BIM, software të dedikuar për akustikën si app per android dhe IOS dhe asistencë online.

Knauf Tirana mbështet tregun shqiptar prej 23 vitesh duke ofruar asistencë për profesionistët, trajnime dhe shkollime. Rrjeti ynë i shpërndarjes dhe ekipi ynë i specializuar është i pranishëm çdo ditë dhe në çdo cep të vendit për të ofruar ndihmë në zgjidhjen e problemeve të projektimit, zbatimit apo të logjistikës.

Knauf Open Days

Panairi Knauf Open Days erdhi për herë të parë në tetor 2018 si përmbushje e natyrshme e nevojës së grupeve të interesit për t’u njohur nga afër me zgjidhjet e reja që ofrohen nga sistemet e avancuara të ndërtimit. 1300 profesionistë nga Shqipëria dhe Kosova, nga fusha të ndryshme patën mundësinë e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe përvoja në lidhje me çështjet më të rëndësishme të ndërtimit të sotshëm. Interes të veçantë ngjallën aplikimet praktike të sistemeve dhe produkteve. Po ashtu përpunuesit dhe aplikuesit u përfshinë në një garë aplikimi duke treguar kompetencën dhe teknikat e montimit.

knauf-adresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top