Këshilla & Arsye

January 14, 2017 | 18:00

“KOD”, udhëtim përmes shkrimeve ku mund të shohim më së miri veten

Gazetarja e njohur Monika Shoshori Stafa ka zgjedhur një “KOD” të ri komunikimi. Pas novelës “Një ditë si Sofia”, ajo vjen për lexuesin me një vepër publicistike. E bindur se kjo gjini është forma më e mirë përmes së cilës mund të japësh kontribute në një shoqëri të trazuar si e jona, Stafa na fton në një udhëtim përmes shkrimeve ku mund të shohim së miri veten. Duke vendosur një titull metaforik, autorja paralajmëron botë e zgjidhje të reja që hapen pas çdo leximi.

Gazetare

Gazetare

Libri vjen me parathënie të Prof. Dr. Roy Alden Atwood i Nehemiah Gateway University.

“Për të qenë i qartë, ngjarjet në këtë volum nuk janë vetëm ese filozofike apo teologjike. Ato na sfidojnë për të reflektuar më shumë ndaj mendimeve dhe prioriteteve tona më të thella rreth historive të ndryshme që ne duam të shkruajmë për veten tonë, si dhe ndaj standardeve përmes të cilave ne gjykojmë të tjerët. Historitë e shkruara në këtë libër kërkojnë të na tregojnë mbi atë se çfarë lloji njerëzish duam të bëhemi. Mendimet e hedhura në këtë volum, shkruar nga një gazetare veterane dhe tashmë një zë autoritar në një institucion publik, janë bazuar në përballjet e saj të para me ngjarje inkurajuese ashtu edhe tragjike. Ato përfshijnë ngjarje të njerëzve vërtet të mirë, të cilët i kanë triumfuar korrupsionit apo qëllimit dashakeq në nivel lokal, kombëtar apo global. Dhe po aq edhe ngjarjeve që kanë prodhuar të tjerë, ata të këqijtë, egoizmi dhe etja për para e pushtet e të cilëve ka triumfuar mbi të mirën publike. Në libër gjenden këto dy kategori njerëzish tepër të rëndësishme për realitetin tonë. Kategoria e parë na ngushëllon dhe na jep siguri se një botë më e mirë mund të ekzistojë; ndërsa e dyta na frymëzon për të punuar më shumë dhe të tregohemi pak më të zgjuar për t’ia dalë më mirë herës tjetër”, shkruan Atwood.

Gazetarja Monika Shoshori Stafa është autore edhe e librave me temë historike “ Çështja e Shën Naumit” dhe” Monarkia kundër Republikës”. Libri i saj me artikuj publicistikë “Gati për Rinisje” u nominua për çmimin “Libri më i mirë i vitit”, në tetor të 2014-ës nga Ministria e Kulturës. Aktualisht, ajo është kryetare e Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizive.

 

monTitulli: KOD

Autore: Monika Shoshori Stafa

Gjinia: Publicistikë e zgjedhur 2

Shtëpia Botuese: MORAVA

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top