Sjellja bën njeriun. Librat që na mësojnë normat e sjelljes së qytetëruar vlerësohen shumë. I tillë është edhe ky botim, në të cilin trajtohen normat e sjelljeve të pëlqyeshme dhe mënyrat si duhet vepruar në situata nga më të ndryshmet të jetës së përditshme, si p.sh.:
Kur takohemi me dikë, kush duhet të zgjasë dorën i pari?
Si duhet ta organizojë gostinë i zoti i shtëpisë, që ajo të jetë e suksesshme dhe të ftuarit të ndihen sa më mirë?
Si shtrohet një tryezë, si duhet të vendosen lugët, pirunët, thikat, pjatat, gotat e madhësive të ndryshme dhe si përdoren ato?
Si të vishemi në raste të ndryshme?
Cilat janë gjestet e papëlqyeshme?
Rregullat e përgjithshme, kur marrim ose na marrin në telefon.
Kujt duhet t’ua besojnë sekretet e tyre të rinjtë?
Rregullat e prezantimit. S’i mund t’i prezantohen njëri-tjetrit një djalë e një vajzë?
Kush paguan në lokal, djali apo vajza?
Si duhet të reagojnë prindërit për miqësitë dhe dashuritë e para të fëmijëve të tyre?
Si duhet të shkruhet një CV, letër, kartolinë ose E-mail?
Si mund të mënjanohet konflikti ndërmjet brezave në një familje?
Kur një fëmijë do të jetë i suksesshëm në jetë?
Sjellja e pëlqyeshme në teatër, restorant, hotel, rrugë, dyqan, udhëtim, në përpjekje për të gjetur një vend pune, borxhet, bakshishi, dhënia e pranimi i dhuratave, këto dhe aspekte të tjera të jetës gjejnë përgjigjen e tyre në librin “Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot”.
Titulli: Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot
Autor: Aurelia Marinesku
Shqipëroi: Dionis Bubani
Gjinia: Komunikim
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.