Në jetë, shpesh kemi nevojë për durim. Bëjmë gjithmonë përpjekje të mëdha për të asimiluar atë që ndodh, dhe për ta pranuar… Kemi nevojë të menjëhershme për përgjigje, për dikë që të na shpjegojë se përse ndodhin shumë situata çdo ditë.
Gjithmonë kemi miliona pyetje për të bërë dhe përgjigje gjithaq të shpejta që do të ishin shumë të dobishme, por jeta është enigmatike, misterioze dhe befasuese, dhe vetëm me kohën do të jemi në gjendje t’i kemi përgjigjet që po kërkojmë. Ndërkohë, duhet të mjaftohemi me mendimin që gjithçka ndodh kur duhet të ndodhë dhe sepse duhet të ndodhë.
Megjithëse na pëlqen të mendojmë se jemi ne që e shkruajmë historinë tonë, mendimi ynë nuk korrespondon me realitetin.
Jeta ka një plan të përsosur për të gjithë, duke na ofruar në kohën e duhur atë që kemi nevojë për të mësuar, për t’u shëruar, për të përmirësuar.
Ndonjëherë ndodh që të përsërisim të njëjtat gabime, thjesht sepse nuk kemi marrë akoma mësimin.
Jeta do të vazhdojë të na ofrojë derisa të bëhemi të aftë. Duke treguar kujdes për atë që jetojmë, pa lënë të hutohemi nga kotësia, na jep mundësinë të mësojmë gjithçka që është e nevojshme për të arritur vetëdijen. Koha dhe vetëdija janë thelbësore për rrugët tonat.
Ndonjëherë, mjaft të shohim të kaluarën tonë për t’iu përgjigjur atyre pyetjeve që na shqetësojnë sot. Herë të tjera, koha kalon dhe ato përgjigje nuk na interesojnë më, sepse jemi shëruar tashmë ose sepse kemi shkuar më tej. Kjo është pjesë e ndërgjegjësimit, e rritjes, evolucionit.
Besojini kohës dhe gjithçka ndodh në jetën tuaj. Lërini shqetësimet tuaja në univers dhe në kohën e duhur, do të merrni përgjigjet.
Burimi: giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.