Mirëqenie

May 22, 2017 | 12:38

Koha e qershive, fruti i rinisë

Studimet shkencore të viteve të fundit kanë treguar disa përbërës që përmban qershia, si anthocyanins, melatonin dhe kapacitetin për të përthithur oksigjen në radikalet e lira. Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Të mirat shëndetësore të qershisë janë shumë më të mëdha. Le të shohim se çfarë përbërjeje të shëndetshme ka qershia.

Handful of cherries

Trajtimi mjekësor: Trajtimi mjekësor nëpërmjet përdorimit të frutave të qershisë është një praktikë që ka filluar që në kohët e lashta. Sot, të konsumohet qershi besohet se lehtësohen dhimbjet për ata që vuajnë nga artriti.

Gjithashtu, konsumimi i qershisë trajton të gjitha format e inflamacionit. Përgatitja: Së pari pastrojmë qershitë nga bërthama në mënyrë që të kemi vazhdimin e procesit më të lehtë. Shtypim biskotat, shkrijmë gjalpin dhe i bashkojmë të dyja. Me një lugë marrim prej masës së biskotave dhe e shpërndajmë nëpër gota, si shtresën e parë të tortës së djathit. E ngjeshim mirë me lugë dhe merremi me kremin. Përziejmë të gjithë përbërësit e tij, në mënyrë që të kemi një masë kremoze. Vijojmë përsëri me shpërndarjen nëpër gota dhe sipër kësaj shtrese, shtojmë qershitë e freskëta. I lëmë gotat në frigorifer për më tepër se 2 orë përpara se t’i hamë!

Parandalimi i sëmundjes: Një nga përfitimet e qershive është se ato  përmbajnë një substancë të njohur si melatonin, e cila shkatërron organizmat që shkaktojnë sëmundje dhe kështu parandalon njerëzit nga marrja e sëmundjes. Ajo përdoret gjithashtu për të ndihmuar në gjumë të rehatshëm. E mirë për konsumim: Qershitë janë të mira për përdorim të përditshëm për një sërë arsyesh. Ato kanë kolesterol të ulët dhe janë një burim i vitaminës C, vitaminës A, perillyl, ellagic acid dhe melatonin. Qershitë ndihmojnë në problemet e tretjes, sepse kanë përmbajtje të lartë fibrash.

Qershia ndihmon në dhimbjet e muskujve dhe në lehtësimin e dhimbjes së vazhdueshme të kokës, duke rritur sasinë e ujit në trupin tuaj, e cila në afat të gjatë nxit energjinë e një individi dhe shkallën e metabolizmit. Kundër shenjave të moshës: Melatonina gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes dhe ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes. Kjo do të thotë se njerëzit që hanë qershi, mund të duken më të rinj për një periudhë më të gjatë sesa ata që nuk i konsumojnë./Panorama

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top