Ne po jetojmë në kohra interesante, dhe kjo duket se nuk do të ndryshojë. Ne jemi gati për zgjidhje të reja. Ajo çfarë ju shpesh degjoni gjithandej si argument, është se ata po i bëjnë gjërat “për të ardhmen e fëmijëve tanë”. Megjithatë pikërisht kjo e ardhme është një nga të panjohurat më të mëdha.
A do të bëjnë fëmijët e ditëve të sotme punë të cilat ne ende nuk mund t’i konceptojmë?
A do të ekzistojë bota ashtu siç e njohim, duke parë rrezikun kanosës të ndryshimeve klimaterike?
Një nga gjërat për të cilat mund të jemi të sigurtë është se do të jetë gjenerata e re e cila do të përballet me sfidat dhe do të mbajë mbi shpatulla përgjegjësinë për t’i zgjidhur ato.
Kjo është arsyeja pse me anë të arsimimit duhet të fillojmë të mendojmë: Për çfarë eksperiencash kanë nevojë fëmijët tanë, në mënyrë që të ndjehen të përgatitur për të trajtuar sfidat e kohës sonë?
Fëmijët tanë po mësojnë disa gjëra të cilat në të ardhmen nuk do të jenë më të vlefshme.
Si fillim, të memorizuarit dhe të mësuarit përmendësh të shumë informacioneve – ata e kanë informacionin në majë të gishtave, me shumë mundësi, në momentin që do të bëhen pjestarë të rritur dhe aktivë të shoqërisë, do i kenë këto informacione të rrezuatuara direkt në mendjet e tyre.
Së dyti, t’u thuhet se ç’duhet të bëjnë – nëse atyre do t’u duhet të zgjidhin probleme me të cilat nuk janë ndeshur më parë ata duhet të dijnë si të mendojnë në mënyrë kreative, jo thjesht të ndjekin.
Dhe së fundmi ata nuk duhet të jenë të nënshtruar në shkallën më të ulët të një strukture autoriteti, e cila i përgatit ata që thjesht të binden pavarësisht urdhrave – ata duhet të konsiderohen dhe trajtohen si ekspertët që janë.
Pra duket një sistem arsimor që nuk është i bazuar në struktura autoreteti që nisin nga poshtë e përfundojnë lart?
Çfarë duhet bërë në mënyrë që të arrijmë në pikën ku fëmijet hyjnë në botën tonë të të rriturve me diturinë dhe intuitën që nevojitet për të përshkuar informacionin e shumtë dhe për të çarë dallgët e papritura të realiteteve të reja?
Përgjigjia: Vendosini fëmijët në krye të shkollave. Lejojini ata të vendosin kur, ku, çfarë, si dhe me kë të mësojnë; vendosini ata të zgjidhin probleme të vërteta, vazhdimisht.
Nevojitet arsimimi demokratik.
Një sistem ku e drejta e një fëmije për të thënë fjalën e tij në lidhje me atë çka e shqetëson ( ashtu siç deklarohet në nenin 12 të Konventës së Shteteve të Bashkuara për të Drejtat e fëmijëve) respektohet vërtet. Një sistem i tillë do të mbështetej nga dy shtylla.
E para, është vendimmarrja kolektive, me pjesëmarrjen e plotë aktive të fëmijëve në qeverisjen e komunitetit të shkollës. Kjo duhet të shtrihet përtej qeverisë së nxënësve. Duhet të ketë një mbledhje të shkollës ku çdo person ka një votë – pavarësisht moshës – dhe atje ku rregullat e shkollës, menaxhimi i sjelljes dhe legjislacioni janë çështjet në rrezik.
E dyta, është “ zbulimi i vetëdrejtuar”, ku fëmijët ndjekin natyrën e tyre, në thelb, kureshtare. Te rinjtë jane kuriozë, ata duan të kuptojnë botën kjo është arsyeja pse shpesh pyesin “ pse, pse, pse…” Një sistem i mirë arsimor, nuk ndërhyn për t’u thënë atyre që s’duhet të jenë të tillë si dhe t’u mësojnë se çfarë duhet të mësojnë. Kjo i jep besim fëmijëve, rrjedhimisht rrit motivimin e tyre, dhe i lejon ata të mësojnë çfarë kanë nevojë.
Ndërkohë që jepja mësim në një shkollë demokratike, Frie Schule Leipzig, një vajzë 10-vjeçare erdhi tek unë e më tha: “Nuk kam ardhur në asnjë nga leksionet e anglishtes gjithë vitin, sepse kam qenë e zënë duke bërë gjëra të tjera më interesante për mua. Tani dua të mësoj anglisht, por nuk dua të vij në orët e mësimit, sepsë nuk di ende fjalë mjaftueshëm.”
“OK, a mendon se ka fëmijë të tjerë që ndjehen kështu ?” e pyeta. Po, më tha.
“A dëshiron t’i gjesh ata dhe të vendosni vetë se çfarë lloj mësimi anglishteje dëshironi?”
Brenda një jave ajo mobilizoi një grup të plotë nxënësish të cilët ndjeheshin gati – tani është rradha ime t’a rimarr anglishten, sepse kështu dëshiroj të bëj! Ne organizuam një javë anglishteje intensive, me rrëfim interaktiv historish, ne ishim në gjendje të mbulonim vlerën e kurrikules së një semestri të tërë brenda pesë ditësh. E përsëritëm këtë model semestër pas semestri.
Kjo përqasje demokratike funksionon për shkak të bazave të forta të respektit reciprok, barazisë, dinjitetit, besimit dhe ndarjes së përgjegjësive, këto jane kompasi i cili udhëheq përditshmërinë e jetës shkollore.
Me këto në mendje, në çdo shkolle, ne do të kishim një përmirësim të ndjeshëm të sistemit aktual.
Ka përpjekje mbresëlënëse nëpër Mbretërinë e Bashkuar, për t’i sjellë këto vlera në jetët e fëmijeve, kjo nëpërmjet qendrave rinore, shkollat që respektojnë të drejtat, shkollat bashkëpunuese ose punët e bamirësisë të tilla si “Phoenix Education Trust” që mbështesin shkollat e zakoshme qe të mbjellin kultura domethënëse bashkëpunuese.
Por, për të arritur këtë vision utopik kemi nevojë për ndryshim sistemi, dhe edukuesit utopikë në mbarë Europën janë në dijeni të këtij fakti. Në Francë, atje ku këtë verë do të mbahet Konferenca Komunitare Europiane për Edukimin Demokratik, ka më tepër se 15 shkolla dhe 30 grupe start-up që janë zhvilluar keto dy vitet e fundit. Lëvizja po rritet.
Ndoshta mund të mendoni “Nëse do të na jep kaq shumë liri, nuk do të bëja asgjë gjithë ditën… Ne do të krijonim një kaos të vërtetë“
Përse nuk do të kishit bërë gjë? A do të kishtë qenë një rikujtesë e të gjitha atyre herëve në të cilat u është kërkuar të bënit diçka për të cilën nuk e kuptonit pse duhej bërë? Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishit qenë gjithnjë autonomë – nëse kurrë nuk do t’ju ishte dashur të bënit diçka me detyrim? Çfarë do të kishte ndodhur në rast se herën e parë që keni menduar “Ky është budallëk, a nuk do të kishte qenë me mirë në rast se… “ do të ishit mbështetur për ta shprehur atë pikëpamje, do të ishit dëgjuar dhe do të kishit qënë pjesë e nje bashkë-krijimi zgjidhjeje që do t’ju kryente punë. A do të kishte sjellë kjo një ndryshim?
Ju kthej mbrapsht në atë shkollë në Gjermani, ku një djalosh shtatë-vjeçar vuri re diçka të padrejtë: “A nuk është qesharake që kur vetë pak më shumë se gjysma ë shkollës votojnë në favor të nje rregulli ai miratohet dhe më pas rreth gjysma e shkollës janë të detyruar të jetojnë me këtë rregull edhe pse nuk e duan atë?” tha ai.
Shqetësimi u ngrit, shqetësimi arriti të dëgjohej nga i gjithë komuniteti i shkollës, shqetësimi u mor seriozisht, një grup i cili përmbante të rritur dhe fëmijë u krijua, pati diskutime, u ngritën propzime, u ndermorën veprime, u votua. Rezultati: Kur një votë ndikon në të gjithë komunitetin, nuk duhet të marrë pjesë më pak se 93% e komunitetit të shkollës në votim, dhe në rast se diferenca e shumicës/pakicës është brenda 10% vendimi do të kthehet mbrapsht tek një grup pune i cili do ta rishikojë në mënyrë që të zhvillojë një propozim më të përshtatshëm.
Duket me mend? Do të donit qe disa nga vendim-marrjet tona politike “prej të rriturish” të realizoheshin në ketë mënyrë? Do të thoja se fëmijët janë në gjendje që të përfshihen, unë do t’i besoja që të më udhëhiqnin në kohrat e vështira që na presin. A nuk do t’i besonit edhe ju?
*Autorja: Rachel Robert, mësuese. Marrë nga The Guardian/ Përshtati bebja.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.