Zhvillimet më të fundit të vajrave ushqimorë ndihmojnë zemrën, humorin, lëkurën e më shumë. Zbuloni vetitë e vajrave të ndryshëm…
Vetitë e vajit të ullirit janë të ditura tashmë. Por a është vetëm vaji i ullirit ai i dobishmi për shëndetin?
Sipas mjekëve dhe nutricionistëve, gama e vajrave tashmë është përhapur dhe përfshin edhe lloje të tjera, përveç atij të ullirit. Njihuni me këto vajra…
VAJI I SUSAMIT
Vaji i farave të susamit ndihmon për të luftuar e penguar dëmtimin e dhëmbëve, si dhe shëron djegiet nga dielli.
Aftësitë
Antioksiduesit e saj unikë, së bashku me përbërësit e quajtur lignans, mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak dhe ulin kolesterolin e dëmshëm. Kur përdoret për të shpëlarë gojën për rreth 10 minuta, ndihmon në largimin e kariesit në dhëmbë. Duke e fërkuar në lëkurë ndihmon ndaj djegieve të diellit, por asnjëherë nuk duhet të hiqni dorë nga kremrat mbrojtës.
Çfarë të bëni
Përdorni disa herë në javë, gjysmë luge të plotë vaji susami të parafinuar gjatë gatimit me nxehtësi të ulët deri maksimumi 175 gradë celsius. Ose hidhni të njëjtën sasi në perimet e pjekura apo gatimet aziatike
VAJI I AVOKADOS
Vaji i frutave ndihmon kundër dhimbjeve të kyçeve dhe zbut lëkurën.
Aftësitë
Njësoj si me vajin e ullirit, vaji i avokados ka acide antiinflamatore, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga brenda-jashtë, duke çliruar radikale të lira. Me konsum të rregullt, mund të shërbejë si një dozë shumë të vogël ibuprofeni natyral, megjithëse kërkimet tregojnë se mund të ndihmojë për dhimbje akute kyçesh kur kombinohet me vajin e sojës.
Çfarë të bëni
Vaji i avokados së shtypur në të ftohtë dhe i rafinuar përbën një zbutës efektiv të lëkurës së thatë kur përdoret lokalisht.
VAJI I ARRËS
Është lloji i ri i vajit të peshkut dhe ndihmon trupin tuaj të reagojë më mirë ndaj stresit, si dhe heq shijen e keqe.
Aftësitë
Është e vërtetë se vaji i arrës, njësoj si vaji i peshkut, është i pasur me acide Omega-3. Në veçorinë e saj, acidi linolenik alfa, shërben si faktor i rëndësishëm në ndërtimin e yndyrnave të shëndetshme si barrierë për rregullimin e sistemeve nervore dhe imunitare. Studimet kanë treguar se vaji i arrës mund të ndihmojë të ulë nivelet e stresit dhe tensionit të gjakut – si rrjedhojë, të mbrojnë zemrën tuaj.
Çfarë të bëni
Gatimet e nxehta mund të eliminojnë vlerat e tij ushqimore, prandaj përdoreni të ftohtë. Hidhni një ose dy lugë gjellë vaji të shtypur në të ftohtë mbi makarona, perime apo sallata. Dhe së bashku me vajin e susamit, ruajeni në frigorifer, mund të prishet shpejt.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.