Sipas disa ekspertëve shëndetësor, ky rregull është thjesht një mit. Disa njerëz do të përjetojnë dhimbje stomaku nëse bëjnë ndonjë aktivitet të fuqishëm pas një vakti ushqimor, por notimi i moderuar ose ndonjë lloj stërvitjeje nuk shkakton ndonjë efekt anësor serioz.
Procesi i të ngrënit dhe tretjes, shmang pak gjak nga muskujt në zonën e krahëve dhe këmbëve dhe e dërgon atë drejt stomakut dhe zorrëve për të ndihmuar procesin e tretjes. Në shumicën e rasteve, ka ende gjasa, që të gjitha pjesët e trupit, të funksionojnë normalisht pas një vakti. Në raste ekstreme kur stërvitja e tepërt fillon menjëherë pas një vakti, ngërçi mund të ndodhë për shkak të mungesës së oksigjenit, por kjo nuk është e zakonshme. Edhe pse ekziston rreziku shumë i vogël i ngërçit, që shoqërohet me notimin pas ngrënies, është ende më mirë të jesh i sigurt dhe të presësh.
Nëse kryeni aktivitete të fuqishme pas ngrënies, të tilla si zhytja, ju mund të keni disa shqetësime të tilla si urthi ose të vjella. Edhe pse notimi me një stomak të plotë mund të jetë i parehatshëm dhe mund të çojë në të vjella, nuk ka gjasa që t’iu vërë në rrezik për t’u mbytur. Ky do të jetë një lajm i mirë për fëmijët, por më pak për prindërit që duan të pushojnë pas drekës.
Por, megjithatë, mjekët këshillojnë, se nëse keni dëshirë që të ktheheni sa më parë në ujë, apo të notoni, përpiquni të zgjidhni ushqime me karbohidrate të thjeshta, për të konsumuar. Këto lloj ushqimesh,jo vetëm që janë të shëndetshme për ju, por kanë aftësinë të treten shumë më shpejt se yndyra dhe proteinat që ndodhen nëse ju konsumoni ndonjë biftek.
Burimi / www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.