Mirëqenie

April 24, 2016 | 11:08

Kohë alergjish: këshilla për t’ia dalë mbanë

Ngrohja e motit shoqërohet edhe me të padëshirueshmet alergji stinore: një rinitit klasik, kruarje të hundëve, syve, enjtje e deri edema që kërkojnë një mjekim edhe më të avancuar mjekësor. Sipas të dhënave shëndetësore, këto çrregullime kapin një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, e cila ndikohet edhe më shumë për shkak të ndotjes urbane.

Aktiviteti fizik është ai që gjithmonë sipas mjekëve, i mund alergjitë. Por gjithashtu duhet të mbani parasysh që: duhet të tregoni kujdes për mënyrën e jetesës, sikurse është ulja e nivelit të ndotjes së ajrit, shmangia e tymit të duhanit në ambiente të mbyllura dhe sigurisht mospirja e tij, konsumimi i ushqimeve të pastra dhe natyrale, sa më të freskëta, evitim të ushqimeve të konservuara dhe të përpunuara, të gatshme dhe gjysmë të gatshme, evitimi i përdorimit të shumë kimikateve për kujdesin personal dhe pastrimin e mbetjeve të brendshme, ajrosja natyrale e shtëpisë, aktiviteti fizik dhe jeta aktive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top