Risi

September 11, 2019 | 8:30

Kolegji Universitar i Biznesit / 10 vite arsimim cilësor dhe suksese të merituara

Kolegji Universitar i Biznesit shënon një bum aplikimesh të maturantëve në programet e tij të studimit Bachelor dhe Profesionale 2-vjeçare!

logo

Për vitin 2019-2020 shënohet një rritje e numrit të aplikimeve prej rreth 20 % më shumë se një vit më parë.

Kolegji Universitar i Biznesit është Institucion i Arsimit të Lartë Jopublik, i cili i shënon fillesat e veprimtarisë së tij në sistemin e arsimit të lartë shqiptar në vitin akademik 2011- 2012.

669a0733Misioni dhe Vizioni

KUB ka për mision të formojë dhe përgatisë specialistë të lartë në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit; të krijojë, zhvillojë, përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, veprimtarive inovative e profesionale për fushën e Ekonomisë, Drejtësisë dhe Studimeve të Larta Profesionale;

Vizioni i KUB është: Të konsolidojë profilin e tij në tregun e Arsimit të Lartë; të fokusohet në shndërrimin e këtij institucioni në një IAL të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht dhe kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit.

Akreditimi Institucional

Pas Licencimit nga Ministria e Arsimit ne vitin 2011, Akreditimi institucional i IAL “Kolegji Universitar i Biznesit” është bërë me Urdhër të Ministrit Arsimit dhe Shkencës Nr. 557 datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Kolegjit Universitar të Biznesit”.

Gjithashtu gjatë vitit 2017 institucioni kreu akreditimin periodik nga agjencia shqiptare ASCAL dhe agjencia britanike QAA, ku në bazë të vendimit nr. 100, datë 10.11.2017 me rezultate të shkëlqyera në të dy Fakultetet: Ekonomi dhe Drejtësi.

kampusi-b10 vite arsimim cilësor dhe suksese të merituara!

Arsimi luan një rol të rëndësishëm për të hartuar të ardhmen tuaj si një person i suksesshëm në jetë dhe si një qytetar i dobishëm në shoqëri. Të gjithë kemi bindjen se askush nuk mund ta lërë pas dore rëndësinë e tij pasi, arsimimi lehtëson përballjen me sfidat e jetës për këdo. Sa më shumë zgjerojmë bagazhin e dijes, aq më shumë rriten mundësitë që ju të përshpejtoni rritjen tuaj profesionale dhe personale në jetë. Gjithnjë e më shumë arsimi cilësor po bëhet shumë i rëndësishëm për ndërtimin e karrierës. Një person që fiton arsim të lartë të mirë, do të ketë më shumë aftësi për të zgjidhur detyra të shumta, si dhe të përmbushë me pritshmëri të lartë kërkesat e tregut të punës. Një person i tillë, i mirëedukuar, është gjithashtu i vetëdijshëm se si të vendosë ekuilibër midis jetës personale dhe profesionale.

KUB në përputhje me misionin dhe vizionin e tij strategjik lidhur me pikëtakimin e ofertës akademike me kërkesat e tregut të punës, jo vetëm u mundëson studentëve kryerjen e praktikave profesionale, por pas diplomimit u mundëson hedhjen e hapave të para drejt punësimit dhe zhvillimit të karrierës së tyre profesionale.

dsc_0343Gjatë periudhës 2012-2019 mbi 90% e studentëve të diplomuar punojnë në profesionin në të cilin janë diplomuar; Për çdo vit akademik, KUB shënon një fluks të lartë aplikimesh në programet e studimeve duke patur një trend rritës me rreth 20 % më shumë se vitin e kaluar dhe disa here krahësuar me vitet e mëparshme; Staf akademik i kualifikuar, me tituj dhe grada shkencore, profesorë që edukojnë brezat për vite me rradhë; Vlerësim i studentëve të ekselencës duke i ofruar mundësinë e angazhimit të tyre në jetën akademike në pozicionin e asistent lektorit; Krijimi i faciliteteve duke i ofruar studentëve mundësinë e zhvillimit të mësimit në mjedise bashkëkohore; pranë kampusit të KUB dhe laboratorëve të brendësi të tij. Mundësi të suksesshme bashkëpunimi me partnerë të jashtëm.

Fakultetet dhe Programet e Studimit

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Ekonomisë ofron studime në ciklin Bachelor (3 vite akademike me 180 kredite/ECTS) në 5 programe:

Financë Kontabilitet

Administrim Biznesi

Banka dhe Institucione Financiare

Informatikë Biznesi

Teknologji Informacioni

Master Profesional (1 & 2 vite akademike me 60 & 120 kredite/ECTS):

Kontabilitet Financë

Menaxhim Biznesi

Komunikim Multikanal

Master i Shkencave (2 vite akademike me 120 kredite/ECTS):

Kontabilitet – Financë

Kontabilitet – Auditim

Menaxhim Biznesi

Menaxhim Marketing

Administrim Publik

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë ofron studime në ciklin Bachelor/Integruar (3 vite akademike me 180 kredite/ECTS ) në 2 programe:

Drejtësi

E Drejtë Biznesi

Fakulteti i Drejtësisë ofron studime në ciklin Master i Shkencave (2 vite akademike me 120 kredite/ECTS) në 3 programe:

E Drejtë Civile & Tregtare

E Drejtë Penale

Shërbimet Inteligjente dhe Policimi në Demokraci

Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale

Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale ofron studime në 2 programe me nga 3 profile studimi:

Programi i Studimeve të Larta “Administrative” me 3 profile:

Asistent i Lartë Administrativ

Asistent i Lartë Kontabël

Asistent i Lartë Ligjor

Programi i Studimeve të Larta “Teknike” me 3 profile:

Teknik i Lartë Sistemesh Kompjuterike

Teknik i Lartë Sistemesh Elektrike

Teknik i Lartë Sistemesh Motorike

model-poster-bledi

kampusi-a

Botuar në revistën “Psikologjia”, numri 147

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top