Yndyrë, po apo jo? Literatura e gjatë për kolesterolin gjithmonë e ka referuar atë si armikun numër një të zemrës dhe arterieve. Por kini kujdes: kjo siguri mund të bie poshtë falë një studimi të kohëve të fundit. Sipas studiuesve të studimit Pure, të paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë (ESC), ne nuk duhet të jemi shumë të rreptë me yndyrnat.
Siç thuhet në La Repubblica, “kufizimi i futjes së yndyrës nuk e përmirëson shëndetin”. “Përfitimet më të mëdha vijnë nga ulja marrjes së karbohidrateve nën 60% të energjisë totale dhe rritja e marrjes totale të yndyrës deri në 35%”, tha Mahshid Dehghan, studiues i Institutit të Kërkimeve Shëndetësore të Popullsisë në Universitetin McMaster, Kanada.
Në një gjë, kardiologët bien dakord: kolesteroli – në veçanti i ashtuquajturi i keq, LDL – është baza e procesit të formimit të pllakave në arterie dhe është shkaku kryesor i sulmeve në zemër, goditje ose sëmundjeve periferike të enëve të gjakut, të cilat përfaqësojnë shkaktarin kryesor të vdekjes në Itali dhe në botë. Nivelet e larta të kolesterolit, sidomos nga të rinjtë, rrisin këtë rrezik.
Por, për të mbajtur nën kontroll yndyrën e keqe, ushqimi nuk është aq i rëndësishëm: “Nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen nga faktorët gjenetikë dhe mjedisorë dhe shumë shpesh është ndërveprimi midis tyre që përcakton vlerat e tyre”, shpjegon Alberto Zambon, lipidolog që jep mësim në mjekësinë e brendshme në Universitetin e Padovës. Ecni të paktën 30 minuta në ditë dhe mos pini duhan: këto janë dy rregullat themelore. Përveç përmirësimit të dietës dhe mënyrës së jetesës, nevojiten medikamente.
Për të kuptuar nëse arteriet janë në rrezik, mjafton që të kryeni një analizë gjaku. “Kolesteroli i lartë – thotë Alberto Zambon, nuk jep simptoma: është një vrasës i heshtur, por shumë i efektshëm”. Për një profil të plotë të lipideve duhet të vlerësohet: kolesteroli total, LDL dhe HDL dhe trigliceridet.
Burimi / www.tg-news24.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.