Kolesteroli cilësohet si miku dhe njëherazi armiku ynë. Në nivele normale është një substancë e domosdoshme për trupin. Megjithatë, nëse përqendrimet në gjak janë në nivele shumë të larta bëhet një rrezik i heshtur që mund të sjellë atak në zemër.
Kolesteroli është një substancë yndyrore, e cila ndihmon në funksionalitetin normal të trupit. Një pjesë e konsiderueshme e kolesterolit në gjak vjen nga prodhimi i tij në mëlçi, por mund të gjendet edhe në ushqime. Ndarja në kolesterol i mirë (HDL) dhe kolesterol i keq (LDL), për të cilën dëgjojmë shpesh të flitet, është një përcaktim që vjen prej ndikimit që ato kanë.
Efekti negativ i LDLkolesterolit balancohet nga efekti pozitiv i HDLkolesterolit, i cili pastron dhe parandalon formimin e pllakave yndyrore në brendësi të enëve të gjakut. Ndaj, edhe roli i regjimit ushqimor korrekt jo vetëm ul nivelet e kolesterolit, por edhe rregullon raportin HDLLDL. Kolesteroli mund të rrisë rrezikun në sëmundje koronare të zemrës, atak kardiak, apo edhe goditje në tru. Duke shmangur ushqime me përmbajtje të lartë të kolesterolit mund të jetë e dobishme për disa. Studiuesit pajtohen me mendimin se mënyra më efektive dietike për uljen e kolesterolit./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.