Dëshmi

December 21, 2018 | 11:14

Kombi i Afrikës Perëndimore, ku vajzat janë të detyruara të konsumojnë deri në 16.000 kalori në ditë, për t’u bërë ‘të bukura’ për burrat

Vajzat e një populli afrikano-perëndimor janë të detyruar të konsumojnë deri në 16,000 kalori në ditë për t’i bërë ato më të shëndosha në mënyrë që të duken më ‘tërheqëse’ për burrat, zbulon një dokumentar i ri.

Episodi i sotëm i dokumentarit që transmetohet në Channel 4, është fokusuar në një zonë të quajtur Mauritani, vend në të cilin yndyra shihet si shenjë e pasurisë dhe bukurisë.

Prezantuesja Sahar Zand mëson për të ashtuquajturin ‘sezoni i ushqimit’, kur vajzat e reja deri në 11 vjeç janë të detyruar të kalojnë dy muaj duke ngrënë qull dhe kuskus dhe duke pirë shumë litra qumështit deveje, me shpresën se do të shëndoshen.

Shpesh nënat e tyre i detyrojnë ato të hanë, madje edhe kur stomaku i tyre u dhemb dhe ato mendojnë se nuk mund të konsumojnë më. Kjo bëhet me shpresën që vajzat e tyre të duken më tërheqëse për syrin e mashkullit dhe në këtë mënyrë do ta kenë më të lehtë për t’u martuar.

Kur ka mungesë ushqimi, familjet përdorin një metodë shumë më të rrezikshme – duke marrë kimikate të dizajnuara për të ushqyer kafshët. Madje edhe kur ushqimi është i bollshëm, disa anëtarë të familjes do të shkojnë ta përziejnë për t’u siguruar që vajzat të han sa më shumë që të jetë e mundur.

Rreth një e katërta e vajzave mauritane ushqehen me forcë, por në zonat rurale kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë. Rreziqet afatgjata shëndetësore për vajzat përfshijnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe dështimin e veshkave.

Në sezonin e ushqyerjes, siç e quajnë ata, një vajzë e moshës 11 vjeçare konsumon:

Në mëngjes: 3000 kalori

Në drekë: 4000 kalori

Në darkë: 2000 kalori

Në total: 9000 kalori

Sipas nutricionistëve sasia e kalorive që duhet të marrë në një ditë një vajzë e kësaj moshe është 1900 kalori, ndërkohë ato marrin rreth 9000 kalori në ditë, gjë që është shumë e dëmshme.

Burimi / www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top