Kombinimi ushqimor është mjaft i rëndësishëm dhe në veçanti në ushqimet e gatuara. Kuzhina moderne ka si tendencë përzierjen e shumë ushqimeve, ku përfshihen lëngjet, salcat, përzierjet pikante etj. Kjo bën të pamundur përllogaritjen e sasive dhe të kalorive që arrijmë të marrim në një ushqim. Këshillohet të jemi mjaft të vëmendshëm në kombinimet e sakta. Shumë persona kërkojnë që të provojnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, që tavolina të jetë e mbushur plot e përplot me ushqime të ndryshme. Ka një mungesë standardi, nga e cila vihet re humbja e shijes së aromave të mira që mund të ishte nga kombinimi i dy apo tri artikujve ushqimorë. Shije tepër të veçantë kemi kur konsumohen frutat dhe bërthamoret së bashku. Kombinimet kanë harmoni kimike, të shëndetshme dhe me shumë veti ushqyese.
Ndër këto vlen të përmendim:
• drithërat e bluara së bashku me bërthamoret dhe
kremi ose krem qumështi
• gruri i petëzuar me bërthamore, krem qumështi dhe
mjaltë
• gruri i petëzuar me hurma dhe krem
Një vakt ideal do të ishte:
MËNGJES
• një gotë qumësht, 5 kokrra fiq, 25 gr. hurma arabie,
1 mollë e kombinuar me gjalpë bajamesh
DREKË
• drithëra të shoqëruara me salcë dhe gjalpë
bërthamash, 3 kokrra fiq, 25 gr. hurma arabie, sallatë
me lakra e karota, të spërkatura me vaj ulliri
DARKË
• 1 gotë qumësht, sallatë zarzavatesh, 2 feta bukë të
zezë shoqëruar me gjalpë bërthamash, një banane
shumë të pjekur
Ekziston një mendim se njerëzit që kanë oreks të mirë mund t’i klasifikojmë si persona që gëzojnë shëndet të plotë. Kjo teori është e gabuar. Irritimi i membranave të mukozës së stomakut është një nga gjendjet më serioze që tregon jo shëndet të mirë. Stomaku është organi me të cilin abuzohet më shumë dhe natyrisht dëmtohet më shumë, pasi pranon me forcë një gamë të gjerë ushqimesh. Ekzistojnë pesë klasa ushqimore: karbohidratet, proteinat, uji, yndyrat dhe kripërat minerale. Ekzistojnë pesë organe të aparatit tretës: goja, stomaku, pankreasi, gjëndrat intestinale dhe mëlçia. Ekzistojnë dhe pesë lëngje tretëse të ushqimit: pështyma, lëngu gastrik, lëngu pankreatik, tëmthi dhe lëngjet intestinale. Të gjitha llojet e ushqimeve pothuajse përmbajnë ujë. Po kështu dhe lëngjet tretëse. Ushqimet, të cilat kanë në përbërje proteinat, përbëhen nga azoti dhe përfshijnë albuminën në ushqimet me prejardhje shtazore, glutenin te drithërat, celulozën te zarzavatet dhe kafeinën te qumështi e djathi. Karbohidratet përmbajnë niseshte dhe sheqer.
Drithërat, frutat, zarzavatet dhe bërthamoret përmbajnë sasi të konsiderueshme karbohidratesh. Shumica e tyre përmbajnë sasi të konsiderueshme azoti sa për t’i klasifikuar edhe si proteina. Kripërat minerale gjenden te frutat dhe zarzavatet. Kripërat e kalciumit, magnezit, sodiumit, potasit, klorit dhe hekurit janë kripëra thelbësore në formimin e kockave. Ato gjenden te frutat, bërthamoret dhe zarzavatet. Niseshteja, sheqeri dhe yndyrat janë karburanti i trupit. Ato i japin trupit forcë, energji dhe fuqi, ndërsa proteinat ndërtojnë strukturën në të cilën zhvillohet energjia. Sa më pak ushqime të kombinohen dhe të përzihen, aq më e shëndetshme dhe me nivel të lartë do të jetë forma e jetës që ndërtohet prej tyre. Ka disa lloje ushqimesh që duhet të konsumohen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se, nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarotinës që është shumë e dobishme për trupin. Vitamina A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’u shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime që këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu, kur djathi konsumohet bashkë me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.