Komunikimi me fëmijët që nga mosha e hershme i ndihmon ata të pasurojnë fjalorin e tyre, duke i udhëhequr që të shprehin veten më qartë. Ky është një fakt i mirënjohur, por një zbulim i ri mund ta sjellë këtë përvojë në jetë, në një perspektivë tjetër.
Në fakt, duket se e folura me fëmijët gjatë viteve të para të jetës do t’i ndihmonte ata të rritnin aftësitë e tyre intelektuale kur të ishin më të rritur. Në fakt, përparimi i bërë në neuroshkencë ka zbuluar më shumë efektet që ndodhin në tru gjatë përvojave të para, veçanërisht në lidhje me komponentin gjuhësor, por edhe njohës dhe socio-emocional.
Zhvillimi i gjuhës, në veçanti, ka ngjallur gjithmonë interes, veçanërisht për raportin lidhur me ekspozimin e hershëm me komunikimin me të rriturit dhe aftësitë gjuhësore të fëmijëve. Për këtë arsye studimet janë thelluar dhe janë bërë zbulime të reja. Kështu, 146 fëmijë të moshës nga 2 deri në 36 muaj iu nënshtruan një studimi. Gjatë eksperimentit u regjistruan të gjitha fjalët që fëmijët e vegjël kishin dëgjuar nga të rriturit çdo ditë dhe bisedat në baza mujore. Studimi zgjati 6 muaj dhe u nda në 3 grupe: nga 2 në 17 muaj, nga 18 në 24 muaj dhe mbi 25 muaj.
Studiuesit pastaj kryen teste të reja për të njëjtët fëmijë sapo arritën moshën 9 deri në 14 vjeç, duke kryer teste njohëse dhe gjuhësore. Zbulimi ishte befasues: fëmijët me të cilët më së shumti flisnin të rriturit gjatë periudhës kur ata ishin midis 18 dhe 24 muajsh morën mesatarisht 4-27% performancë më të lartë në testet e IQ, por gjithashtu në kuptimin verbal dhe në fjalorin receptiv dhe ekspresiv.
Studiuesit më pas thanë: “Këto të dhëna mbështesin hipotezën se biseda dhe ndërveprimi i hershëm, sidomos gjatë dritares relativisht të ngushtë të zhvillimit ndërmjet moshës 18 dhe 24 muajsh, mund të përdoren për të parashikuar gjuhën e moshës shkollore dhe rezultatet konjitive. Me këto rezultate theksojmë nevojën për programe efektive të ndërhyrjes së hershme që mbështesin prindërit në krijimin e një mjedisi optimal për mësimin e gjuhës fillestare në shtëpi”.
Burimi / www.youreduaction.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.