Dëshmi

February 14, 2020 | 8:14

Komunikimi i vazhdueshëm i babait me foshnjën në bark, i është shpërblyer me një buzëqeshje të paharrueshme, pak minuta pas lindjes

Ata që e kanë provuar këtë përvojë thonë se lindja e një fëmije fjalë për fjalë ndryshon jetën. Mbi të gjitha, përfaqëson një emocion që nuk është përjetuar më parë dhe për këtë arsye fal shumë ndjenja pozitive për prindërit e rinj. Shumë djem dhe vajza lindin çdo ditë, por janë të paktë ata që lindin duke buzëqeshur. Ky është rasti i Antonellës së vogël, vajza e Flavio dhe Tarsilia, e cila lindi në Rio de Janeiro.

Disa sekonda pasi erdhi në jetë, Antonella e vogël i befasoi prindërit e saj me reagimin më të bukur: një buzëqeshje, e cila ishte shumë e dukshme dhe rrezatuese. Nuk mbaron me kaq. Babai Flavio u gëzua veçanërisht për atë shprehje të fytyrës për një arsye shumë specifike.

Prindi, shpjegoi në profilin e tij në Instagram se si, në muajt dhe javët para lindjes së foshnjës, ai fliste çdo ditë me të. “Nuk mund ta shpjegoj emocionin që ndjeja në atë kohë. Unë flisja me vajzën time përmes barkut të nënës së saj, unë i thosha asaj që e dua, që babi do të ishte gjithmonë aty dhe se do të isha babai më i mirë në botë”.

“Kur lindi – përfundon Flavio – si më shpërbleu? Me buzëqeshjen më të ëmbël! ”.  Gjithashtu ai ka deklaruar se ajo që ndjen për vajzën e tij është një dashuri aq e madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë. “Zoti më dha arsyen më të madhe për të ngritur kokën, për të eliminuar trishtimin dhe për të punuar që t’i dhuroj asaj një botë më të mirë”.

Edhe nëna e saj Tarsilia ndau disa foto të vajzës së saj të vogël në profile sociale, duke thënë se ajo tashmë ishte e dashuruar me Antonellën e vogël. Flavio është një ushtar i Marinës, ndërsa Tarsilia punon si kuzhiniere. Një çift normal që përjetuan një gëzim të jashtëzakonshëm, atë të shikimit të një buzëqeshjeje të madhe nga pjesëtarja e re e familjes së tyre.

 

Burimi / https://donna.fidelityhouse.eu/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top