Marrëdhënie

February 10, 2020 | 8:05

Komunikimi i vështirë prind-adoleshent për problemet sentimentale të fëmijëve

Adoleshentët janë në periudhën e kalimit nga fëmijëria drejt moshës së rritur. Kërkojnë të ndriçojnë gjithë zonën e vlerave, sentimenteve e ndjenjave me të cilat të rinjtë ndeshen që në fillim të rinisë së tyre, me hapjen e botës së “dashurisë” e pulsioneve të para gjenitale. Janë të pjekur seksualisht, por u kërkohet shpeshherë nga prindërit që të jenë të tërhequr nga eksperienca seksuale.

1

Një ndër arsyet që fëmijët adoleshentë e kanë të vështirë të bisedojnë me prindërit është se shoqëria u përgjigjet më mirë kërkesave dhe dëshirave të tyre në ketë periudhë të jetës. Për ketë arsye, adoleshenti u jep përparësi aktiviteteve, sugjerimeve të bëra nga shoqëria dhe bashkëveprimit me të.

Në fakt, në bisedat që realizoj me të rinjtë, në momentin që i pyes në lidhje me këtë çështje, ata shpesh përgjigjen se përgjegjësia duhet të jetë e prindërve. Ata thonë se prindërit duhet të kenë më tepër durim, duhet të shmangin humbjen e kontrollit, “të mos na bërtasin e të mos na ndëshkojnë për veprimet që ne mund të bëjmë”, janë të mendimit fëmijët.

Shpeshherë adoleshentët ankohen se ndëshkohen nga prindërit e tyre. Shpesh prindi nuk ndjehet aq i përgatitur dhe i formuar për të harmonizuar dhe përshtatur këto role dhe marrëdhënie në këtë fazë të jetës së fëmijës së tij. Ndaj, siguria dhe stabiliteti e bëjnë më të lehtë për fëmijët që të sillen në një mënyrë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top