Këshilla & Arsye

September 22, 2018 | 11:30

Komunikimi me foshnjat rrit aftësitë e tyre intelektuale

Biseda me foshnjat ose leximi i librave para tyre ndihmon në rritjen e intelektit dhe aftësitë e të menduarit vite më pas, sipas revistës ”Pediatrics”. Studimi i publikuar në revistën “Pediatrics” ka treguar se fëmijët me të cilët është komunikuar gjatë foshnjërisë kanë shfaqur në teste intelekti (IQ) dhe aftësi gjuhësore dhe mendore më të lartë në shkollë të mesme.

Kryesuesja e studimit, Jill Gilkerson, ka nënvizuar se faktor i rëndësishëm në arritjen e suksesit në të ardhmen nuk është përdorimi i fjalëve të vërteta te fëmijët, por ofrimi i mundësisë që ata të japin përgjigje.

“Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëveprimit me fëmijët në moshë shumë të vogël”, ka thënë Gilkerson.

Gilkerson dhe ekipi i saj, i cili ka synuar të zbulojë nëse komunikimi në moshë të hershme ka ndikim te fëmijët në shkollë të mesme, nisi fazën e parë të studimit në vitin 2006, duke vëzhguar rreth 150 familje me fëmijë të moshës mes dy dhe 36 vjet nga rajoni i Denverit.

Ekipi ka përdorur program për analizë gjuhësore, duke arritur të regjistrojë fjalët e të rriturve gjatë ditës, zërat e fëmijëve dhe ndërveprimet gjatë bisedave. Programi ka regjistruar aktivitet 12-orësh një herë në muaj, për gjashtë muaj rresht.

Studiuesit kanë testuar aftësitë gjuhësore dhe mendore të fëmijëve pjesëmarrës kur kanë arritur moshën mes nëntë dhe 14 vjeç. Komunikimet reciproke në periudhën 18-24 muajsh ka përbërë 14-27 për qind të ndryshimeve të intelektit dhe aftësive gjuhësore dhe mendore të fëmijëve.

Gilkerson po ashtu ka potencuar se mosha 18-24 muajsh te foshnjat ka rëndësi të madhe për zhvillimin e fëmijëve të vegjël dhe për arritjen e rezultateve afatgjate.

“Shumë ndryshime të veçanta zhvillimore ndodhin në këtë periudhë. Ata mësojnë shumë fjalë dhe i bashkojnë ato për të formuar fjali”, tha Gilkerson.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top