Tingujt e muzikës dhe humori kanë thyer heshtjen që ka vendosur prej javësh izolimi nga pandemia në lagjes 16-të në Durrës. Në një shesh mes pallateve, artistët e muzikës dhe humorit performuan për banorët e izoluar prej tre javësh.
Në skenën e improvizuar dolën emra të njohur të skenës durrsake, si Alma dhe Gugash Rrema, Reshit Gjini dhe violinistët e familjes së njohur Qerimaj, Enveri dhe Marvini, babë e bir.
Ashtu si ata, edhe Edmond Halili, mjeshtër i humorit, u duatrokit nga banorët që i ndoqën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.
I ideuar nga poeti durrsak Ardi Omeri, mbështetur nga kryeministri Edi Rama, Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës dhe pushteti vendor, koncerti do të mbahet edhe në lagje të tjera të qytetit.
Gazetare Enkeleda Arapi / Operator Admir Domi
Burimi Tv Klan
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.