Mirëqenie

March 14, 2019 | 8:15

Konica për Ditën e Verës: Ka një shije poetike, të hollë e të rrallë

dita-vers

Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim, gjyshërit tanë ndjenin një detyrë, t’u faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës”.

Sipas shkrimtarit, kjo është një festë e vjetër e racës sonë.

Nuk i bëjnë dëm njeriu, sjellin gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djelmëria dhe vajzat kanë një rast të rrallë për t’u dëfryer. Për më të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike, të hollë e të rrallë“, shkruan Konica.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top